Site icon Tetova Expres

Arrestohet një person nga rrethina e Radovishit për vënie të zjarrit

Nëpunës policorë të SPB Strumicë-NJPB Radovish sot e kanë privuar nga liria S.R. nga f. Ali Koç-Radovish, për shkak se ka shkaktuar zjarr në afërsi të fshatit Ali Koç.

Në NJPB Radovish dje nga ana e NJTKZ Radovish është denoncuar se në dy vende në afërsi të fshatit Ali Koç kanë shpërthyer zjarre, gjatë së cilës është djegur pyll.

MPB njofton se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, nga nëpunësit policorë të NJPB Radovish është konstatuar se S.R. i ka vënë zjarret, pra ka kryer veprën penale nga neni 288 “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “shkaktimi i zjarrit në pyll” nga neni 227 i Kodit Penal.

“S.R. është privuar nga liria dhe në një bisedë zyrtare ka pranuar se i ka kryer veprat penale dhe i njëjti është në mbajtje në NJPB Radovish. Pas dokumentimit të plotë të rastit, NJPB Radovish deri te Prokuroria Themelore Publike kompetente do të parashtrojë kallëzim përkatës”, theksojnë nga MPB-ja.

Exit mobile version