Connect with us

Lajme nga vendi

Astrit Iseni mori zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit në MPB

Published

on

Ju njoftojmë se Prof.Dr. Astrit Iseni zyrtarisht ka marë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Që në marrjen e detyrës zv/ministri shprehu përkushtimin e tij të thellë për të punuar maksimalisht dhe për të kontribuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike duke siguruar që qytetarët tanë të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt

“Jam i nderuar të marr këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe premtoj se do të punoj për të mirën e qytetarëve tanë”, theksoi z. Astrit Iseni.

“Kontributi im si zëvendësministër do të jetë i rëndësishëm në përmirësimin dhe avansimin e shërbimeve që i ofron MPB-ja, ruajtjene rendit dhe qetësisë publike, bashkëpunimin e ngushtë me institucionet tjera dhe me të gjitha organizatat relevante evropiane dhe ndërkombëtare të ndërlidhura me çështjet e sigurisë”.

Zëvendësministri ka shprehur vendosmërinë për t’i përmbushur detyrat e tij me efikasitet, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin si dhe të gjitha palët e interesuara për t’i arritur objektivat e përbashkëta.

Lajme nga vendi

Snopçe apel BDI-së: pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve 

Published

on

Deputeti i koalicionit VLEN, nga radhët e ASH-së, sot nga foltorja e Kuvendit ka drejtuar një apel partisë opozitare shqiptare, BDI-së, nga ku ka kërkuar që të vazhdojnë me reformim. Sipas Snopçes reformimi i BDI-së është në interesin e përgjithshëm. “Apeli im ndaj BDI-së për tu reformuar. Vetëm reformimi prej së vërteti është në interes të popullit. Vërtetë që keni pasur shumë goditje kohët e fundit. Goditjet do të vazhdojnë sepse duhet dhënë llogari edhe për të bëmat, por edhe për të pabëmat që duhej të kishit bërë. Duhet të dini se të gjithë rufetë nuk të godasin për të prishur jetën. Disa prej tyre të godasin edhe për të ta pastruar rrugën. Prandaj bëj apel, pastroni rrugën tuaj gjë që është në interesin e përgjithshëm”, ka deklaruar deputeti i VLEN, Halil Snopçe. Ai gjithashtu shtoi se përmirësimi i gabime është i natyrshëm dhe duhet të ndodhë. Sipas tij kur nuk përmirësohen gabimet kjo bënë problem të vërtetë. „Nëse bënë gabim nuk e korrigjon gabimin ky është gabimi i vërtetë, prandaj edhe lapi ka gomën se kush shkruan mund të gabojë“, përfundoi deputeti Snopçe
.https://www.facebook.com/share/v/1FMsJDg5bh/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Janev për alarmet për bomba në shkolla: Gjendja e sigurisë është stabile, kemi gjurmë se nga vijnë kërcënimet

Published

on

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev, sot nga Tetova ka folur në lidhje me alarmet për vendosje të bombave nëpër shkolla. Janev tha se gjendja e sigurisë është stabile dhe kërkoi nga qytetarët të jenë të qetë.

Ai tha se autoritetet kanë gjurmë se prej nga vijnë këto alarme, por tha se nuk do të jep informacione të detajuara.

“Gjendja e sigurisë është stabile, nuk ka nevojë për panik, të gjithë qytetarët, prindërit dhe nxënësit duhet të jenë të qetë. Bëhet fjalë për alarme të rrejshme. Jemi duke hetuar qëllimin e këtyre alarmeve, së bashku me Interpolin dhe Europolin”.

“Kemi disa gjurmë, gjithashtu komunikojmë me kolegët tanë nga Kroacia dhe Hungaria, të cilat para disa ditësh po ashtu kanë pasur raste të njëjta. Autoritetet policore kanë kryer kontrolle aty ku është dashur. Kemi protokolle se si duhet të veprojmë në këto raste. Jemi të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj të gjitha sfidave dhe do të jemi pranë qytetarëve. Kërcënime ka pasur dhe do të do ketë”, tha Janev.

Ndryshe, sot në mëngjes në shkolla të disa qyteteve në vend në adresat elektronike është dërguar kërcënim për vendosje të mjeteve shpërthyese, ndërsa këto kanë shkaktuar panik tek nxënësit, të cilët janë evakuuar nga objektet shkollore.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

KRRE: EVN Home t’i korrigjojë faturat e rrymës dhe të bëjë shpërndarje adekuate në blloqe

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) informon se (në bazë të Sistemit tarifor për shitje të energjisë elektrike të konsumatorëve të cilët i furnizon furnizuesi universal në afat të fundit, neni 10 paragrafi 8), të gjitha amvisëritë të cilat kanë marrë fatura për energji elektrike dhe kanë për herë të parë konsum të faturuar në bllokun e katërt, EVN Home është e detyruar t’i korrigjojë faturat për energji elektrike dhe të bëjë shpërndarje adekuate për energjinë elektrike dhe të bëjë shpërndarje adekuate në blloqe sipas historisë të konsumit mesatar të amvisërisë gjatë tri periudhave të fundit llogaritëse.

Konsumatorët të cilët janë të pakënaqur nga llogaritja e energjisë së shpenzuar dhe vlerës së faturës, (sipas nenit 37 nga Ligji për energjetikë, Rregullat për furnizim të energjisë elektrike dhe Rregullave për parashtrimin e ankesave dhe zgjidhjen e kontesteve, konsumatorët për çdo faturë), shtohet në kumtesë, kanë të drejtë të bëjnë ankesë për furnizuesin universal EVN HOME.

“Nëse konsumatori nuk është i kënaqur me përgjigjen e marrë ose nuk merr përgjigje brenda afatit të përcaktuar me ligj (8 ditë), ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë KRRE-së si organ i shkallës së dytë. Nuk ka ndonjë formë/formular specifik të paraparë për ankesën në KRRE dhe ata duhet t’i bashkëngjisin asaj: një kopje të ankesës së paraqitur në EVN HOME, përgjigjen nga EVN HOME dhe një kopje të faturës për të cilën ankohen. Ankesa mund të dorëzohet në arkivin e KRRE -së ose në mënyrë elektronike me email në erc@erc.org.mk dhe potrosuvaci@erc.org.mk”, sqaron KRRE-ja dhe shton se pala e pakënaqur mund të iniciojë kontest administrativ kundër vendimeve të KRRE-së.

Nga 1 janari i vitit 2025 çmimi i rrymës për konsum mesatar në të gjitha katër blloqet është rritur për më pak se një për qind (0,92 %). Konkretisht në bllokun e parë çmimi është rritur për 0,68%, përderisa në bllokun e dytë çmimi është rritur për 0,90 %.

Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale, nënvizohet në kumtesë, ju bën thirrje partive politike të mos i politizojnë vendimet e KRRE-së i cili është organ i pavarur.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat