Site icon Tetova Expres

VLEN promovon Qendrën për Komunikim të Koalicionit

Koalicioni VLEN sot ka zyrtarizuar edhe një organ të përbashkët, respektivisht Qendrën për Komunikim. Zëdhënës i përbashkët koalicionit VLEN është caktuar Fari Hiseni, ndërkaq koordinator-sekretar organizativ do të jetë Albi Qamili. Fari Hiseni, informoi se gjithashtu do të jetë në dizpozicion edhe një web-faqe e re e përbashkët, nga ku do të mundet të infromohen përmes asaj faqe.
“Qendra për Komunikim do të jetë mekanizëm për komunikim me publikun, ndërsa ndër kompetencat tjera janë edhe zhvillimi i strategjive, zhvillimi dhe mbikëqyrja në mediat sociale etj. Si rrjedhojë, paralelisht me këtë organ, promovojmë edhe web-faqen e re të përbashkët. Themelohen kanale të reja të komunikimit, të gjitha kanalet e komunikimit të koalicionit, përfshi rrjetet sociale, do të menaxhohen nga kjo Qendër”, deklaroi Fari Iseni nga VLEN.

Exit mobile version