Qeveria e Maqedonisë së Veriut në faqen zyrtare ka publikuar një slogan në dy gjuhë me rastin e 2 Gushtit – Festës së Ilindenit.
Sipas portaleve maqedonase, Qeveria e VMRO-DPMNE edhe pse paralajmëroi luftë kundër siç thuhet shqiptarizimit, ajo po bën të kundërtën duke promovuar dygjuhësinë, përcjell INA.
“Ndonëse Qeveria e Hristijan Mickoskit paralajmëroi luftë kundër të ashtuquajturit shqiptarizim të Maqedonisë, pak më parë në faqen zyrtare të Qeverisë në Instagram ka dalë slogani në maqedonisht dhe shqip për festën më të madhe maqedonase, 2 gushtin-Ilindenin. (INA)