LSDM ka dalë kundër idesë së koalicionit VLEN për formimin e Akademisë së Shqiptarëve për Art dhe Shkencë.
Ata thonë, përcjell SHENJA, se ASHAM duhet të mbetet institucioni i vetëm në të cilin marrin pjesë shkenctarë të afirmuar nga të gjitha bashkësitë.
ASHAM po ashtu duhet të jetë institucion i cili nuk duhet të partizohet e as të keqpërdoret nga ana e individëve për politikë ditore.
“Ajo që duhet të ta dijë opinioni është se çka Mickoski ka premtuar para formimit të Qeverisë në lidhje me ketë kërkesë të VLEN-it? Kjo nuk është hera e parë VLEN dhe liderët e saj ta përmendin akademinë e shqiptarëve si projekt, por Mickoski dhe VMRO kanë heshtur”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Ata shtojnë se është çështje se cili do të jetë çmimi dhe nëse ka ndonjë kërkesë tjetër nëse çështja e akademisë nuk kalon.