Site icon Tetova Expres

Kaltrina Zekolli mori detyrën si zv.ministre në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve

Kaltrina Zekolli Shaqiri ka marrë zyrtarisht detyrën si zëvendësministre në Ministrinë
e Transportit dhe Lidhjeve, njoftojnë nga Lidhja Demokratike.

“Ju njoftojmë se znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri ka marrë zyrtarisht detyrën si zëvendësministre në Ministrinë
e Transportit dhe Lidhjeve. Që në marrjen e detyrës zv/ministrja shprehu përkushtimin e saj të thellë për
të punuar maksimalisht dhe për të kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjeve në vendin
tonë.

“Jam e nderuar të marr këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe premtoj se do të punoj për të mirën e
qytetarëve tanë,” theksoi znj. Zekolli Shaqiri. “Kontributi im si zëvendësministre do të jetë i rëndësishëm
në përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e projekteve që do të sjellin përfitime të prekshme për të
gjithë.”

Zëvendësministrja ka shprehur vendosmërinë për t’i përmbushur detyrat e saj me efikasitet, duke
bashkëpunuar ngushtë”, thuhet në njoftimin e LD-së

Exit mobile version