MPB ka njoftuar se më 28.07.2024 në ora 17:10, punonjësit e policisë nga Njësia për Polici Ndërhyrëse pranë Sektorit të Brendshëm të Shkupit e kanë privuar nga liria D.S. (43) nga Gostivari. Ai dyshohet se rreth orës 16:45, me kërcënim ka tentuar të marrë para nga një pikë bastesh në rajonin e Qendrës në Shkup.
Ai është arrestuar në stacionin policor dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marijuanë. Po ashtu, është konstatuar se D.S. po shërbente një dënim në Institucionin Korrektues të Burgut Idrizovo – Njesia e Hapur Veles dhe ishte liruar për në vikend. Personi është dërguar në institucion, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet një kallëzim adekuat.