Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Klinikën për gastroenterohepatologji dhe “Qendrës Hepar” – Manastir me rastin e Ditës botërore të luftës kundër hepatitit, fillon fushatën e përbashkët kombëtare për skriningun falas dhe anonim për hepatitin B, hepatitin C dhe HIV, si dhe elastografinë për sëmundjet kronike të mëlçisë.
Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot do ta vizitojë njësinë mobile në sheshin “Maqedonia” në Shkup nga ku fillon skriningu falas dhe anonim për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të mëlçisë.
Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, fushata do të realizohet në dhjetë qytete të vendit. Qëllimi është arritja e ndërgjegjësimit për sëmundjet e mëlçisë: kancerit të mëlçisë, mëlçisë yndyrore të natyrës alkoolike dhe joalkoolike, cirroza dhe sëmundje të rralla të mëlçisë.