Doganierët e Maqedonisë së Veriut nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë parandaluar tentimin për futjen e paligjshme të 30.000 eurove në vend.
“Konkretisht, me datë 26.07.2024, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në orët e mbrëmjes është regjistruar për të hyrë në vend një automjet i udhëtarëve me targa të huaja në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj. Në pyetjen e doganierit nëse kanë diçka për të deklaruar për kontroll doganor, ata janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për të deklaruar dhe se do të shkojnë në një kazino në Gjevgjeli. Mirëpo, gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë udhëtimi në karrigen e pasme, përveç sendeve personale të pasagjerëve, u gjetën të padeklaruara edhe 50 mijë euro, për të cilat nuk dispononin asnjë dokument prejardhjeje. Sipas ligjit të këmbimit valutor, pasagjerëve u janë kthyer 10 mijë euro, shumë që ata nuk duhet ta raportojnë, ndërsa 30 mijë të tjerat janë mbajtur. Për kundërvajtjen e kryer Drejtoria doganore ka dorëzuar kallëzim përkatës për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e doganës.