Komisioni për Financim dhe Buxhet pasdite e vazhdoi seancën për ribalancin e Buxhetit. Në ditën e dytë të debatit të përgjithshëm, deputetët diskutuan rreth uljes së buxhetit të gjykatave dhe prokurorive publike, Sipas deputetëve të opozitës, institucionet e pushtetit gjyqësor duhet të kenë buxhet më të madh, ndërsa sërish, sipas deputetëve të qeverisë, ky buxhet është i tepërt me besim prej vetëm dy për qind te qytetarët.
Debati i përgjithshëm për ribalancin e buxhetit zgjat më së shumti tri ditë, ndërsa ai i amendamenteve për të cilin janë dorëzuar 58 amendamente gjashtë ditë. Dje, në ditën e parë të debatit, ministrja Gordana Dimitrieska-Koçoska ka arsyetuar ribalancin, duke theksuar se është krijuar në përputhje me gjendjen e konstatuar në buxhet. Siç tha Dimitrieska-Koçoska, janë siguruar mjete për gjithçka që duhet të paguhet sipas ligjit.
Të hyrat e përgjithshme në ribalancin e buxhetit janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBB-së është parashikuar në 2.1 për qind, inflacioni në nivelin 3.5 për qind dhe deficiti buxhetor 4.9 për qind.
Kryetarja e Komisionit për financim dhe buxhet, Sanja Lukarevska, e ndërpreu seancën dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë sot në orën 12:00.