Site icon Tetova Expres

Një punonjësi të Akademisë për gjyqtarë i janë konfiskuar dy telefona ka pasur komunikim indikativ me gjyqtarin Nake Georgiev

“Në kuadër të një rasti kundër një gjyqtari suprem, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke analizuar telefonin e të dyshuarit, ka gjetur informacione që tregojnë për kryerjen e mundshme të një vepre tjetër penale. Si rezultat, për të hetuar të dhëna të tilla, prokurori në fjalë ka ngritur lëndë me të cilën ka parashtruar kërkesë te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup për konfiskimin e dy telefonave celularë nga personi i punësuar në Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, si dhe një video dhe dy dosje për një ish-kandidat dhe për një kandidat aktual të Akademisë”, njoftuan sot nga Prokuroria.

Gjatë ditës së djeshme, thonë nga Prokuroria, me urdhër të gjyqtarit kanë vepruar anëtarët e Departamentit të Policisë kundër Krimit dhe të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe kanë siguruar sendet e kërkuara.

“Prokuroria do të informojë publikun në kohë për të gjitha aktivitetet dhe detajet shtesë që nuk do të ndikojnë në procedurë”, thonë nga Prokuroria.

Siç mëson Sdk.mk, hetuesit kanë mësuar se ky punonjës është i lidhur me gjyqtarin suprem të arrestuar Nake Georgiev, i cili është në paraburgim për marrje të ryshfetit për ndikim te gjyqtarët për të ndihmuar të akuzuarit.

Nga Prokuroria për Krimin e Organizuar për Sakamdakazam.mk thonë se nuk bëhet fjalë për aksion, por për kontrollimin e indikacioneve, të cilat edhe janë marrë ë dy telefonat celularë të punonjësit që komunikonte me gjyqtarin suprem Georgiev.

Advertisement

Ekipi i hetuesve, megjithatë, erdhi jo vetëm për telefonat, por i interesonte edhe gjenerata e shtatë, tetë dhe nëntë (gjenerata e fundit), arsimi i të cilit po vazhdon. Ekzistojnë gjithashtu raporte anonime të ryshfetit për regjistrimin e kandidatëve për dëgjuesit për gjyqtarët dhe prokurorët.

Për gjeneratën e shtatë morën dokumentacionin për një anëtar të familjes Georgiev, i arsimuar në Akademi dhe tashmë është zgjedhur për gjykatësi.

Për gjeneratën e tetë i interesonte video-mbikëqyrja nga testi i kualifikimit.

Për gjeneratën e nëntë, sipas Sakamdakazam.mk, shkollimi i cilës është duke u zhvilluar, i interesonte vetëm një kandidate nga dëgjuesit për gjyqtarë dhe prokurorë, për të cilën për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale dhe prezumimit të pafajësisë, Sdk identitetin nuk ia ka zbuluar. 

Është pyetur edhe për sistemin e testimit INVOKA të Dragi Rashkovskit, i cili pas arrestimit të tij, Akademia për Gjyqtarë në mënyrë eskprese e ka ndërprerë kontratën e tij me kompaninë.

Advertisement

Nake Georgiev nuk është i panjohur për publikun e gjerë. Zgjedhja e tij si anëtar i Këshillit Gjyqësor u pasua me polemika. Procedura për përcaktimin e përgjegjësisë kundër tij është zhvilluar në periudhën kur ishte kryetar i Gjykatës së Apelit në Shtip. Mirëpo, një ditë para se të përcaktohej lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, në një pjesë të mbyllur të seancës, Këshilli vendosi të ndërpresë procedurën ndaj Georgiev, pasi rasti kundër tij ishte mbajtur në sirtar për disa muaj.

Exit mobile version