Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” në mëngjes, për hyrje në vend pritet rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje është prej 30 deri 40 minuta, informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Sipas LAMM, në vendkalimet tjera kufitare nga ana e jonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Frekuenca e automjeteve jashtë mjediseve urbane është rritur.