Manifestimi tradicional Nica 2024 edhe kësaj rradhe kështjella e Nicës grumbulloi poetë, historianë, artistë, miq e dashamirë, të cilët në forma të ndryshme artistike, folën, kënduan dhe me mjeshtritë e tyre recituan për Kalanë e Nicës.
Për shkaqe objektive këshilli organizativ u përcaktua që eventi të mbahet në ambient të mbyllur te lokali i Halit Rushitit.
Si gjithmonë edhe sot të pranishëm ishin miqë dhe veprimtarë nga gjitha trevat.
Eventin e moderoi Prof Dr Bekim Ramadani
Në pika tshkurtura për Kalanë e Nicës na u drejtua Prof Dr. Besnik Rameti
Shumica e recitimeve ishin dedikuar vet Kalasë së Nicës. Çdonjena poezi ishte më e mirë se tjetra, por tre vendet e para ju ndanë atyre të cilat ishin paksa më të afërta me historinë e vet kalasë.
Çmimi i parë i takoi Dibran Demaku
Kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve në Gjermani
I dyti Hasime Xhaferi nga vet fshati Orashë
I treti dhe i vërteti Prof Daim Ilazi, Kryetar i Shoqatës së shkrimterëve OENEUM Tetovë
Evenimentin me disa pika muzikore e zbukuroi edhe më tepër i madhi publicisti, poeti, muzicienti tashmë i njohur Driton Gashi
Fjalë përshëndetëse pati edhe Kryetari i KMSHZ-së hfz. Mehas Alija
Pas programit ndamë mirënjohjet, shkëbemë libra mes vete dhe shijuamë flinë kosovare…
Faleminderit gjithë atyre që ndanë nga koha e tyre e shtrenjtë, enkas për të na u bashkangjitur në realizimin e manifestimit tonë tradicional.
Faleminderit donatorëve dhe gjithë atyre që t’paktën na mbështën edhe moralishtë…
Orashë, 24 korrik 2024
Q.R