Tenderi i ri për furnizim me kompresorë të ri për sallat kirurgjike në Qendrën Klinike në Shkup do të bëhet përmes Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri Arben Taravari tha se informacioni ka kaluar në seancën e fundit të qeverisë, dhe shpreson se deri në dhjetor të përfundojë vendosja e kompresorëve, deri atëherë, rastet e rënda do të dërgohen në spitalin “8 Shtatori” dhe në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.
“Do të shkojmë përmes furnizimit publik, që të jetë sa më transparente, do të kërkojmë që afatet sa më shpejt të përfundojnë, normalisht. Ndoshta do të vendosim kusht që të përfundojë për 3-4 muaj. Deri atëherë do të vazhdohet me kompresorë të jashtëm? Duhet ashtu, kështu do të funksionojmë deri në, shpresoj deri në nëntor apo dhjetor, kur do të përfundojë komplet operacioni i vendosjes së stacionit të ri për kompresorë dhe instalimi i ri, deri atëherë, sërish do të bëjmë harmonizim me spitalin “8 Shtatori” dhe Spitalin e Qytetit”, deklaroi Taravari./tv21.tv