Kuajt pjesëmarrës në marshin e Ilindenit, për të cilët më herët u raportua se janë vjedhur në Shkup, janë gjetur në Kavadar.
SPB Veles sot për MPB-në ka konfirmuar se një raport të tillë e kanë regjistruar në policinë e Kavadarit.
“Sot me datë 25.07.2024, në policinë e Kavadarit, I.T. nga Shkupi ka raportuar se në një livadh në afërsi të rrugës Klinska në Kavadar, kanë gjetur kuajt që ishin marrë me qira për të marrë pjesë në Marshimin e Ilindenit, të cilët paraprakisht ishin raportuar të vjedhur në Stacionin Policor të Aerodromit në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska.
MIA këtë fotografi e ka bërë në parkun përballë stacionit policor në Kavadar, në zonën qendrore të qytetit.
Pranë kalit ishin disa njerëz. Njëri prej tyre u prezantua si Igor Tasevski dhe tha se është pronar i njërit prej kuajve të vjedhur, kalit Toshka.
“Në shtabin e Marshit të Ilindenit në Gorno Lisiçë, në fakt janë vjedhur tre kuaj dhe janë gjetur në Kavadar”, ka thënë ai.