Lajme nga vendi
GASHI TAKON PËRFAQËSUESIT E KOMISIONIT PËR PARANDALIM DHE MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kryetarin e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Igor Jadrovski; zëvendëskryetarin Limko Bejzaorski dhe anëtaren – Flora Kadriu.
“Nga viti në vit rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për ekzistimin e këtij institucioni, gjë që dëshmohet nga shtimi i numrit të parashtresave nga sfera të ndryshme të jetës së përditshme dhe politike. Komisioni është kompetent t’i shqyrtojë ato dhe të japë mendimin e vet për to. Ky Komision punon mbi parimet e barazisë, joselektivitetit dhe paanshmërisë, me qëllim të sundimit të së drejtës dhe barazisë së të gjithë qytetarëve. Mendimet e tij nuk kanë vetëm rol mbrojtës, por edhe parandalues. Ideja nuk është vetëm të veprohet për parashtresat, por nga ato parashtresa të zbulohen problemet sistematike që mund të zgjidhen”, qëndron në kumtesën e sotme të shërbimit për shtyp qeveritar.
Vetë Komisioni është themeluar në Kuvend, kështu që nga kjo duhet të rezultojë edhe bashkëpunimi më i madh dhe mbështetja logjistike.
“Në këtë drejtim, Kryetari Gashi ofroi derë të hapur për bashkëpunim, për rekomandime këshillëdhënëse, për ndryshime dhe plotësime të ligjeve. Pas bisedës konstruktive, dha idenë që të organizohen mbledhje publike për propozim-ligje të ndryshme ku do të dëgjohen mendimet e Komisionit, në prani të përfaqësuesve të ministrive, ekspertëve dhe mediave. Të pranishmit u pajtuan se mund të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit, me qëllim që trajtimi i barabartë i qytetarëve të jetë në nivelin më të lartë”, nënvizohet në kumtesën.
Lajme nga vendi
“Drejtoria e Doganave në Maqedoni ka nevojë për punësime të reja, sidomos të kuadrit me shkollë të mesme”

-Unë dua të mbështetem te përvoja e të moshuarve, por te energjia e të rinjve, tha në Daily Click në TV21 drejtori i Doganave, Boban Nikollovski. Ai thotë se Drejtoria e Doganave ka nevojë për punësime të reja, sidomos të kuadrit me shkollë të mesme.
“Realisht kemi nevojë. Besoni ose jo, kemi nevojë. Besoni ose jo, kemi nevojë për kuadër me shkollë të mesme. Janë të nevojshëm në sektorë të caktuar, ta mbushim. “IKTS” sektori duhet të mbushet, laboratori duhet të mbushet me kuadro, sepse diku 47 vjet është mesatarja në Doganë”, tha mes tjerash në TV21 drejtori Boban Nikollovski.
Lajme nga vendi
Andonovski: Sulme hibride do të ketë, me rëndësi është si do të përgjigjen institucionet

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski deklaroi se janë kërcënime hibride porositë përmes postës elektronike që të premten i morën shkollat me paralajmërime për mjete të vendosura shpërthyese, për të cilat u konstatua se janë paraqitje të rrejshme pas kontrolleve nga policia.
“Dallimi nga më parë është që menjëherë, që në mëngjes, u dëgjuam me ministren (e Arsimit), organizuam me ministrin e Punëve të Brendshme në grup pune ad hok i cili i shqyrtoi problemet me të cilat përballet sistemi, zhvilluam disa metodologji të cilat duhet të ndiqen në periudhën e ardhshme për preventivë në afat më të gjatë”, deklaroi Andonovski gjatë vizitës në SHF “Dimitar Makedonski” me rastin e shënimit të Ditës së internetit të sigurt.
Theksoi se MPB, MASH dhe komunat vepruan “në mënyrë shumë adekuate gjatë ditës”, se janë zgjidhur pasojat dhe se tani po punohet edhe në shkaqet “përse po na ndodhë kjo”.
“Sulme hibride do të ketë, sulme ndaj infrastrukturës sonë kibernetike do të vazhdojnë, por është shumë me rëndësi se si institucionet do të prëgjigjen, ndrësa tani prëgjigjen në mënyrë sistematike edhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën. Qëndrojmë në dispozicion për t’u ndihmuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të gjitha institucioneve të tjera nëse edhe më tej paraqiten probleme të këtilla”, tha Andonovski duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve.
Lajme nga vendi
Interpelancë kundër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, seanca mund të mbahet në fillim të muajit mars

Pasi të premten grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM dorëzuan interpelancë kundër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi duhet t’i informojë për procedurën. Në afat prej 10 ditëve duhet të merr përgjigje nëse do të duan të prononcohen lidhur me interpelancën. Më pas Gashi do të duhet të caktojë seancë ku do të diskutohet për këto pika. Pritshmëritë janë se seanca mund të mbahet diku në fillim të muajit mars. Por edhe nëse interpelancat votohen, pesë anëtarët nuk do të thotë se do të shkarkohen. Largimi i tyre varet nga vullneti i tyre. Bëhet fjalë për Vesna Damevën, Pavlina Crvenkovska, Selim Ademi, Milazim Mustafa dhe Tanja Çaçarova-Ilievska. Për Arben Taravarin nga VLEN, reformat në gjyqësor janë të domosdoshme nëse duam rritje të besueshmërisë.
“Përderisa ka besueshmëri në gjykatë prej 2-3% , nënkupton automatikisht se kemi nevojë për reforma në gjykatë dhe prokurori. Këto ndryshime, pa i bërë reformat në Këshillin Gjyqësor dhe të Prokurorisë, nuk mund të bëhen. Prandaj mendoj se është e domosdoshme, nëse duam reforma. Nëse e duam status quo-n atëherë rrimë kështu dhe nuk ndryshojmë asgjë, por nëse nuk ndryshojmë asgjë, besueshmëria nuk do të rritet. Problemi kryesor i funksionimit të gjykatave dhe Prokurorisë, unë mendoj se është në këshillat e prokurorisë dhe gjykatave”, deklaroi Arben Taravari – ASH/VLEN. /Alsat.mk
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve