Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, apeloi sot Qeverinë që ta vendosë në diskutim publik Kodin e ri Penal, i cili, siç tha ai, është përgatitur dhe ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë.
“I bëj thirrje Qeverisë që ta vendosë në diskutim publik. Është një ligj i ri penal, është bërë tërësisht në koordinim me institucionet ndërkombëtare, kopje e Kodit Penal të Gjermanisë dhe mendoj se duhet të jetë sa më shpejt në diskutim publik, të shqyrtohet nga ekspertët. Duhet të japin mendimin e tyre, të përfshihet paneli i ekspertëve dhe së bashku me konsensus të miratohet, siç i ka hije Kodit Penal. Nuk mjafton të thuhet se gabuam me miratimin e një ligji të tillë, këtu po shkojmë një hap më tej për ta korrigjuar atë gabim në këtë mënyrë”, tha Filipçe.