Site icon Tetova Expres

Asociacioni i Mediave të Maqedonisë takon ministrin për transformim digjital, Stefan Andonovski

Asociacioni i Mediave të Maqedonisë takon ministrin për Transformim Digjital, Stefan Andonovski

Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM), njofton opinionin se ka realizuar një takim me ministrin për Transformim Digjital, Stefan Andonovski të cilin e ka njoftuar me gjendjen aktuale në tregun mëediatik.

“Si shtëpitë mediatike më të mëdha dhe më me ndikim në Maqedoni, ministrin e njoftuam më gjendjen e tregut mediatik, i cili po përballet me sfida të mëdha, por edhe mosrespektim të ndryshimeve të fundit të Ligjit për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele, neni 141 dhe 141a, i cili i sjell televizionet kombëtare në një situatë të pabarabartë. Me këtë rast ministrin Andonovski e njoftuam me problemin e piraterisë televizive të programeve tona dhe të huaja, si dhe me rregullimin e pamjaftueshëm të specifikuar mediatik plot me palogjikshmëri ligjore.

Ne përmendëm se Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja janë “vrimat e zeza” të fundit në Evropë, ku shumica e operatorëve kabllorë shkarkojnë programet tona dhe ua shesin shikuesve tanë, duke na lënë pa kompensim adekuat.

Kjo praktikë e tyre bie ndesh me postulatet bazë të biznesit, por në të njëjtën kohë shkel edhe disa ligje mjaft strikte.

Advertisement

Njoftojmë opinionin publik se nëse ky kabinet i ministrisë përkatëse, siç ishte rasti me ato të mëparshmet, nuk na siguron kushtet elementare për punën e kompanive tona mediatike brenda një afati të arsyeshëm ligjor, ne do të detyrohemi të ndërmarrim hapa adekuat”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Mediave të Maqedonisë (AMM).

Exit mobile version