Site icon Tetova Expres

Sedat Sulejmani Zëvendës Ministër i Kulturës dhe Turizmit:Le të punojmë së bashku për një të ardhme të suksesshme dhe të ndritur

Jam i nderuar t’ju njoftoj se sot kam filluar mandatin tim si Zëvendës Ministër i Kulturës dhe Turizmit, i propozuar nga koalicioni VLEN.
Në këtë rol të ri, do të punoj me përkushtim dhe energji për të promovuar dhe zhvilluar kulturën dhe turizmin në vendin tonë. Tani, shqiptarët do të kenë një derë të hapur për çdo iniciativë dhe projekt që lidhet me kulturën dhe turizmin. Bashkë me ekipin tim, synojmë të krijojmë më shumë mundësi për artistët dhe të rinjtë tanë, si dhe të rrisim atraktivitetin e destinacioneve tona turistike.
Falënderoj koalicionin VLEN për besimin dhe mbështetjen e tyre. Me bashkëpunimin tuaj dhe përkushtimin tonë, jam i bindur se do të arrijmë rezultate të mëdha për të ardhmen e kulturës dhe turizmit tonë.
Le të punojmë së bashku për një të ardhme të suksesshme dhe të ndritur!
Exit mobile version