Ish drejtori i NPK-së Tetovë,Nuredin Fetai sot me vendim të qeverisë së Maqedonisë së Veriut është emëruar drejtor në “Rrugët e Maqedonisë”.
“Qeveria i rekomandoi Bordit Drejtues të NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe regjionale – Shkup, nga detyra e drejtorit të NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe rajonale – Shkup, të shkarkojë Kostadin Acevskin., dhe për drejtor të emëroj Nuredin Fetain” thuhet në vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Fetai gjatë kohës si drejtor i NPK-së Tetovë arriti të rikthej këtë ndërmarrje në binarët e saj pas shumë borxhe të trashëguara.
Tetova nga një qytet i mbeturinave, arriti për një kohë të shkurtër ti jep pamje tjetër Tetovës duke menaxhuar me mijra borxhe të trashëguara.