Site icon Tetova Expres

Një 26-vjeçar dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës

Nga Prokuroria njoftojnë se kërkojnë paraburgim për një person i cili dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Nga Prokuroria thonë se për shkak se personi në fjalë aktualisht është i pakapshëm për organet e rendit, kërkojnë që masa e paraburgimit të hyn në fuqi pas kapjes së tij. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar nga Haraçina.

“Ai dyshohet se më 1 prill ka tentuar të vrasë me dashje kryetarin e kësaj komune dhe ka vënë në rrezik jetën e disa personave të tjerë. Përderisa kryetari i komunës me bashkëpunëtorët e Komunës së Haraçinës dhe punonjësit e një kompanie kontraktuese ishin duke i kontrolluar punët ndërtimore, i dyshuari ka ardhur me motoçikletë, është parkuar dhe i është afruar grupit të njerëzve me një pushkë automatike në duar. Ai filloi të qëllonte mbi kryetarin e komunës dhe goditi me disa plumba dy persona në afërsi të tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë./tv21.tv

Exit mobile version