Toksikologu i njohur Niko Beqarovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, paralajmëron se bima e njohur si “rrushi i gjarpërit”, e cila po reklamohet si ilaç për kancerin, mund të jetë e rrezikshme.
– Këto dy ditë FB-ja është vërshuar me ‘ilaçin mrekullibërës për kancerin’, i prodhuar nga rrënja e kësaj bime, thotë në fillim Dr. Beqarovski, duke shtuar:
– Të gjitha pjesët e kësaj bime, duke përfshirë edhe rrënjën, janë TOKSIKE për shkak të nivelit të lartë të oksalateve.
– Helmi triglokininë është një glikozid cianid që përmban kjo bimë.
– Pjesa më helmuese e bimës është fruti i saj.
– Gjatë trajtimit afatgjatë termik, pjesa më e madhe e helmit shkatërrohet, por ende nuk eliminohet plotësisht.
– Kur konsumohen vetëm 3-4 kokrra, shfaqen djegie të dallueshme, dhimbje stomaku, manifestime alergjike, diarre etj.