Komuna e Tetovës pret lejen e ndërtimit që të fillojnë punët për ndërtimin e stadiumit të Tetovës.Kryetari ikomunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se nuk mund të jep datë të saktë pasi që behët fjalë për çështje procedurale por thotë se punët do të fillojnë shumë shpejtë. “ Ne jemi duke i përfunduar të gjitha procedurat sa i përket lejes së ndërtimit dhe besojmë se kur të përfundojë leja, projekti veç më është gati do të nisin edhe punimet, por mos japim data të sakta se janë çështje procedurale, mund të kërkohet dhe ndonjë dokument shtesë dhe unë besoj se shumë shpejtë do të kompletohet edhe leje dhe do të nisin punimet “ deklaroi kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami.Por Kasami me 13 dhjetor të vitit 2023 në një deklaratë tha se nëse bëhet pjesë e pushtetit qendror garantoi qytetarët se do ndanë mjete shtesë për ndërtimin e stadiumit të Tetovës.Kasami tani thotë se do e mbanë atë premtim, por duhet që ministrisë për rini edhe sport ti caktohen kompetencat dhe të ulen të flasim me ministrin . “Qëndrojmë në atë deklaratë që stadiumi pjesërisht do të financohet dhe nga qeveria për formën dhe mënyrën se si do të shkojë ajo, tashmë e dini se ka ministri të sportit dhe ende nuk kemi bërë kontaktin e parë me ministrin, ende nuk dihet fushëveprimi i ministrisë së re.Që nga momenti kur do të sistemohet ministria, ministri kushtimisht do të dijë edhe ingerencat e tij, do të ulemi, do të flasim dhe për mundësinë që pjesërisht edhe stadiumi i qytetit do të financohet dhe nga mjetet e qeverisë”, tha Bilall Kasami kryetar i komunës së Tetovës.Stadiumi i Tetovës do të kushtojë rreth 10 milion euro, ndërsa afati i ndërtimit është tre vjeçar, punët për prishjen e njërës pjesëtribunës së stadiumit nisën para tre muajsve. Ndërsa komuna e Tetovës tenderin e ka hapur përmes ndërmarrjes për transport publik. Ndryshe, ish qeveria e kaluar e kishte dërguar në gjykatë kushtetuese procedurën për ndërtimin e stadiumit të qytetit, por më pas gjykata kushtetuese kishte vendosur në favor të komunës së Tetovës. TV KOHA