Prokuroria Themelore Publike Manastir ka iniciuar procedurë kundër një 25-vjeçarit të dyshuar për veprën penale Sulm seksual dhe dhunimi nga neni 186 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, si dhe Shantazhi i paraparë dhe i dënueshëm nga neni 259 i K. Kodi.
Në periudhën nga dhjetori 2023 deri në mars 2024, kundër vullnetit të shprehur qartë të vajzës së dëmtuar 18-vjeçare, e ka detyruar atë të kryejë akte seksuale pa pëlqimin e saj me kërcënim serioz për të zbuluar diçka që do të dëmtonte nderin dhe reputacionin e saj.
Nëpërmjet një profili në rrjetin social, siç transmeton portali Lideri.mk, 25 vjeçari komunikonte me viktimën, përdorte fotot e saj intime dhe e kërcënoi se do t’i shpërndante dhe do t’i bënte publike, duke e detyruar atë të kryente marrëdhënie dhe akte tjera seksuale kundër vullnetit të saj të shprehur qartë, nëse donte të pengonte publikimin e fotove.
Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore në Manastir ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Propozimi është pranuar dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Lideri