Site icon Tetova Expres

Dogana e Maqedonisë: Janë sekuestruar cigare, veshje dhe motoçikleta

Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë parandaluar disa tentime për kontrabandim të mallrave të ndryshme, prej ku janë sekuestruar përkohësisht cigare, rroba, automjete dhe gjësende të tjera.

Siç kumtuan sot nga Drejtoria Doganore, është parandaluar tentim për kontrabandim të 114 pako cigareve pa pulla akcize, të markës Karelia dhe pesë pako cigare me pulla bullgare të akcizës, të markës Sobranie, që janë kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të çantave të udhëtimit të një shtetasi nga RMV-ja, i cili synonte të udhëtonte për në Londër.

“Pas denoncimit nga shërbimi i sigurisë së aeroportit se pasagjeri ka bagazhe të rënda, doganierët kanë bërë mbikëqyrjen e detajuar të valixhes së tij, gjatë së cilës janë gjetur cigaret e padeklaruara. Cigaret janë ndalur përkohësisht, ndërsa kundër pasagjerit do të fillojë procedimi penal”, kumtuan nga Dogana.

Drejtoria e Doganave ka paraqitur kallëzim penal për kontrabandë me 52 fustane, të zbuluara gjatë kontrollit të një automjeti kosovar të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, i regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar “Bllacë”.

“Drejtuesi i automjetit fillimisht nuk është ndalur në kontrollin doganor, por pas reagimit të doganierëve është kthyer mbrapsht dhe më pas është bërë kontrolli i detajuar. Në të njëjtën kohë, fustanet e padeklaruara janë gjetur në tre çanta të përziera pas sediljeve të pasme dhe dy qese të vendosura nën sediljen afër drejtuesit të cilat janë mbajtur përkohësisht”, shtohet në kumtesën.

Advertisement

Ndër të tjera janë zbuluar 350 bluza me mëngë të shkurtra nga ekipet mobile doganore me skaner gjatë kontrollit të një automjeti kosovar, i drejtuar nga një shtetas turk, i cili është paraqitur për dalje nga shteti në vendkalimin kufitar Bllacë. Produktet e padeklaruara, për të cilat shoferi tha se ishin blerë në Turqi, por nuk dispononte asnjë dokument, u gjetën në një çantë udhëtimi dhe disa qese plastike të vendosura në sediljen e pasme dhe në bagazh. Bluzat janë ndalur përkohësisht, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit do të ketë procedim penal.

“Automjeti Ford Fiesta 1.4 TD me targa regjistrimi sllovake, me të cilin shtetas i Maqedonisë pa vendbanim të rregulluar jashtë vendit, është regjistruar për hyrje në shtetin 2/2 në vendkalimin kufitar Jazhincë. Për faktin se në automjet nuk ndodhej pronari i automjetit, shtetas sllovak, drejtuesi i automjetit ka bërë kundërvajtje doganore, pra është sjellë sikur automjeti të ishte lëshuar në qarkullim të lirë. Automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit të automjetit do të fillojë procedurë penale”, theksohet në kumtesën e Drejtorisë doganore.

Gjithashtu janë zbuluar 9 mjete motorike të përdorura (katërçikleta, motoçikleta dhe skuterë), 4 karroca elektrike, 42 altoparlantë të përdorur, 21 goma të përdorura, 1 frigorifer i përdorur, 1 njësi për kondicioner e përdorur, 35 mbajtës metalik të përdorur dhe 1 pishinë gome, me vlerë totale prej rreth 2,3 milionë denarë, të zbuluara nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Zvicra i deklaruar për doganim importues në njësinë doganore në Shkup.

Exit mobile version