Java kulturore në Tetovë mbrëmë ka vazhduar me pjesëmarrësit e festivalit Ndërkombëtar Rudina Fest. Fillimisht pjesëmarrësit u pritën në komunën e Tetovës nga kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami. Ai ka pritur këta pjesëmarrës që vijnë nga Bullgaria, Italia, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Panamaja. Në sallën e këshillit të komunës së Tetovës u krijua një atmosferë e mirë pasi që të pranishmit filluan edhe performimet e tyre para se të dilnin në skenë në sheshin e Tetovës. Kryetari i komunës së Tetovës me këtë rast priti edhe organizatorin e festivalit Rudina Fest Zani Memedi. Sipas Kasamit, tetova po bëhet kryeqendër e kulturës dhe artit. Atmosfere Më pas këta pjesëmarrës vazhduan me de)limin nëpër rruët e qytetit duke filluar nga komuna e Tetovës e deri në Sheshin Iliria. Kësisoji, mbrëmë në Tetovë pjesëmarrësit e festivalit Rudina fest argëtuan qytetarët e Tetovës duke sjellur kulturat e popujve të ndryshëm. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se ky organizim i titulluar festojmë në vendlindje në kuadër të verës kulturore në Tetovë fillon me festivalin ndërkombëtar Rudina fest duke sjellur në Tetovë shumë shoqëri kulturo-artistike.
Sonte në Tetovë radhën për festë e kanë edhe fëmijët, ku nën përkujdesjen e Maskota Kids Planet në Sheshin “Iliria” do të zbarkojnë për fëmijët personazhët më të pëlqyer për ata, ndërs SHKA “Xheladin Zeqiri” do të jep koncertin e tyre enkas për fëmijët. Gjatë kësaj mbremje do të interpretohen edhe këngë nga festivali i këngës për fëmijë Bletëzat. TV KOHA