Prej mbrëmë duke filluar nga ora 21 e deri në orën 24, banorët e Tetovës dhe rrethinës do të kenë mundësi që të shfrytëzojnë një pjesë të bulevardit Iliria si shëtitore. Ky hap është ndërmarrë pikërisht në kohën kur në vendlindje janë kthyer mërgimtarët. Komuna e Tetovës këtë veprim e ka ndërmarrë në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, ndërsa Shëtitorja do të jetë e hapur çdo natë dhe në atë kohë bulevardi do të bllokohet për kalim të veturave.Me këtë rast mbrëmë, shëtitoren e ka vizituar kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami së bashku me kryeshefin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë Rijat Ali.
Qytetarët e Tetovës kanë mundësi të lëvizin lirshëm përmes “Bulevardit “Iliria” nga “Mulliri i Vjetër” e deri tek rrethrrotullimi tek “Tregu i Gjelbërt”. Krahas kësaj, në rretherrotullimet afër pallatit dhe afër tregut të gjelbërt qëndrojnë pjesëtarë të policisë që rregullojnë komunikacionin.Këta aktivtete janë ndërmarrë që disa nga evenimentet e Verës kulturore në Tetovë të kalojnë në atmosferë më të mirë festive, ngase në shumë pjesë të qytetit do të ketë organizime të ndryshme. Filloi të funksionojë shtëtitorja e natës në Tetovës