Biblioteka Kombëtare e Kosovës vjen me Ekspozitë në kuadër të Verës Kulturore në Tetovë.
Të martën nga ora 19 në ambientet e ish Radio Tetovës publiku tetovar do ketë mundësi të sheh nga afër një Ekspozitë të përgatitur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Ekspozitën do ta hap Bukurije Haliti u.d. drejtoreshë e këtij institucioni të rëndësishëm nga Republika e Kosovës. Poashtu Biblioteka e Kosovës do të fillojë me dy projekte për Kujtesën e Tetovës.