Era e fuqishme që përfshiu rajonin e Tetovës dhe jo vetëm, ka shkaktuar shumë probleme edhe në pjesën qendrore të Tetovës. Një bilbord reklamues prej metali ka rënë në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës.Fatmirësisht gjatë rënies nuk ka kaluar askush, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë, disa momente para se të binte reklama kishin kaluar fëmijë.Mënjëherë në vendngjarje kanë dalur ekipet e njësisë së zjarrfikësve në Tetovë të cilët kanë siguruar hapësirën, ndërsa një ekip tjetër I tyre ndodhet në pjesën qendrore të qytetit për raste urgjente. Këta bilborde reklamuese që janë prej konstruksioni metalik, në Tetovë janë në numër të madh dhe sa janë të sigurtë kjo nuk dihet por apelohet tek qytetarët që maksimalisht të kenë kujdes sepse gjatë erës së fuqishme mund të ndodh më e keqja dhe të rrezikojnë jetën e tyre. Situata e krijuar në Tetovë nga Era e fuqishme në Tetovë është xhiruar edhe nga kamera e Televizionit Koha ku shihen edhe materiale ndërtimore që kanë rënë në trotuaret e qytetit. Në orët e mesditës edhe komuna e Tetovës ka dalur me një apel.“Komuna e Tetovës apelon deri te qytetarët që të shmangin daljet për shkak të erës së fortë që ka filluar në qytetin e Tetovës. Qëndroni në shtëpitë e juaja që të mos kemi pasoja. Po ashtu edhe drejtuesit e veturave duhet të reduktojnë lëvizjet dhe të jenë më të kujdesshëm. Bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm deri sa të stabilizohet moti” thuhet në apelin e publikuar nga komuna e Tetovës. Krahas ksaj, kujdes t shtuar krkohet gjat lvizjeve npr trotuare, kur dihet se n kt periudh ka frekuentim enorm pas ardhjes s mrgimtarve n vendilindje prandaj apleohet q t shmangen lvizjet posht ndrtesave t mdha, me theks t veçant afr ndrtesave q renovohen ose jan n ndrtim e sipr dhe materialet ndrtimore mund t rezikojn jetn e qytetarve. TV KOHA