Lajme nga rajoni
Stuhi dhe shi i rrëmbyeshëm, përmbytet një pjesë e kryeqytetit kroat

Pak pas orës 01:00 të ditës së sotme, stuhia e parashikuar ka arritur në territorin e Kroacisë, e cila paralajmëron fundin e valës së gjatë të të nxehtit.
Në kryeqytetin kroat, Zagreb gjatë natës ka pasur vetëtima të fuqishme, shi dhe erëra të forta.
Në zonën e Zagrebit ka rënë shi pothuajse gjatë gjithë natës dhe sipas raportimeve të mediave, në disa pjesë kanë rënë deri në 100 litra shi për metër katror, që është më shumë se mesatarja mujore e muajit korrik.
Zjarrfikësit kanë pasur 60 intervenime mbrëmë në tërë territoret ku ka pasur edhe vërshime, shkruan index.hr.
Grizanska, një rrugë e madhe në Donja Dubravë, është përmbytur, si dhe rruga kryesore në Vukomerc dhe një pjesë e rrugës në Luçko.
Është përmbytur edhe këndi i lojërave në rrugën Buzinska ndërsa stuhia rrëzoi edhe pemët.
Ndryshe, të hënën priten sërish reshje të theksuara shiu. Por, nuk përjashtohen riga lokale të shiut edhe gjatë të dielës.
Lajme nga rajoni
Mesazhi prekës i Hashim Thaçit “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”

U varros Haxhi Thaçi babai i ish presidentit Hashim Thaçi në fshatin Burojë të Skënderajt.
Haxhi Thaçi vdiq të shtunën në moshën 87 vjeçare.
Ish presidenti Thaçi nuk mori pjesë në varrimin e të atit pasi që nuk iu lejua nga Gjykata Speciale.
Por, ai i ka dërguar një kurorë me lule me mbishkrim “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsës”.
Para disa ditësh Thaçi vizitoi babain e tij në Klinikën Interne në QKUK. Specialja ia mundësoi vizitën pasi disa kërkesave nga mbrojtja e Thaçit./21Media
Lajme nga rajoni
Qytetarë të shumtë në Burojë për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të Thaçit

Në Burojë të Skenderajt i është dhënë lamtumira e fundit, Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Haxhi Thaçi vdiq mbrëmjen e së dielës, tri ditë pas takimit që pati me ish-presidentin Thaçi në QKUK, ku dhe ishte i shtrirë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ish-presidenti Thaçi nuk u lejua nga Dhomat e Specializuara të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçit.
Qytetarë të shumtë ishin mbledhur në Burojë për ceremoninë e varrimit të tij.
Krahas tyre, në varrim u panë shumë nga figurat e PDK-së. Gjithashtu pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si dhe Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Nga Dhomat e Specializuara në Hagë të martën në mëngjes thanë se s’kanë pranuar asnjë kërkesë publike për vizitë të Hashim Thaçit.
Por, se nuk ka pasur kërkesë, e ka mohuar avokati i Thaçit, Luka Mishetiq i cili tha se ajo është bërë qysh dje para orës 14:00.
“Z. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, ka shkruar avokati i Thaçit në platformën “X”.
/Reporteri.net/
Lajme nga rajoni
Vetura futet mes turmës në Beograd, disa të lënduar

Një veturë i është drejtuar turmës në Beograd të shtunën kur mijëra njerëz veçse janë dyndur në kryeqytet për të protestuar.
Studentët e qytetarët u mblodhën në paqe, por ky incident nxiti reagimin e policisë. Disa persona raportohen të lënduar, raportoi Nova.
Shoferi është arrestuar, kurse të lënduarit janë dërguar për trajtim.
Nuk është ende i qartë motivi i tij.
Numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë angazhuar në qendër të Beogradit, para nisjes së protestës së thirrur nga studentët në 16:00. Të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës, dhe nuk do të operojnë gjatë ditës.
15 minuta heshtje janë mbajtur në orën 12:00 në nderim të 15 viktimave që vdiqën nga shembja e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad.
VIDEO
https://twitter.com/SlobodaIPravda/status/1900845659298636118
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve