Nga viti i ardhshëm, kuotat e institucioneve të arsimit të lartë do të përcaktohen në bazë të analizës së tregut të punës dhe të dhënave të Agjencisë për Punësim, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në emisionin “Stadiumi” në Kanalin 77.
Siç thuhet në njoftim, ministrja theksoi se këtë vit nuk ka pasur kohë për të ndërhyrë në konkurs, sepse ai ishte përgatitur nga menaxhmenti i mëparshëm dhe për shkak të afatit të shkurtër, Qeveria e re duhej ta miratonte.
Sipas Janevskës, vendi nuk ka nevojë për aq shumë juristë, për dallim nga mësimdhënësit e matematikës, fizikës dhe kimisë.
Këtë vit nuk kemi pasur kohë të ndërhyjmë në konkurs, sepse ai ishte përgatitur nga menaxhmenti i mëparshëm dhe për shkak të afatit të shkurtër, Qeveria e re duhej ta miratonte pa mundësi korrigjimesh. Por analiza ka filluar. Duhet të zvogëlohen disa kuota, për shembull, Maqedonia nuk ka nevojë për aq shumë juristë, ka nevojë për mësimdhënës të matematikës, fizikës, kimisë dhe ne do t’i stimulojmë të rinjtë me bursa që të zgjedhin profesione që janë të pakta, tha Janevska.
Ministria e Arsimit dhe Kulturës shton se po mendon të vendosë provimet pranuese në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, por kjo do të diskutohet më tej.
– Janevska foli edhe për buxhetin për shkencën, të cilin, siç tha ajo, Qeveria synon ta rrisë nga 0,3 për qind të bruto-produktit të brendshëm në 1 për qind dhe se kjo do të ndodhë gradualisht, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.