Sot nga ora 19:00 deri nesër në ora 06:00 në Tetovë, policia do të zbatojë një regjim trafiku për shkak të xhirimit të një filmi në një pjesë të rrugës “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe kryqëzimin me rrugën “Radovan Conic”. Përshkrimisht, nga Xhamija e Sahatit në drejtim të Çarshisë së Epërme.
Nga shtëpia e prodhimit “Ender Nampimçiklik Film” me qendër në Stamboll, Turqi, së bashku me produksionin DNF FILM DOOEL Shkup, informojnë se në Tetovë do të xhirohen disa skena të filmit me titull “Aroma e së kaluarës” me regji të Serkan Ozarslan.
“Filmi tashmë një periudhë të gjatë është duke u xhiruar në Tetovë dhe Shkup dhe është planifikuar që pas premierës në Turqi të ketë premierë edhe në Maqedoni. Në film luajnë aktorë të njohur nga Turqia si dhe nga vendi ynë,” thuhet në njoftim. Nga SPB Tetovë theksojnë se oficerët e tyre të uniformuar do të rregullojnë regjimin e trafikut nga ora 19:00 deri në 06:00 në një pjesë të rrugës “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe kryqëzimin me rrugën “Radovan Coniq”.