Lajme nga vendi
Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardeve HALLALL dhe ISO dhe projektet për zhvillimin e sipërmarrësisë
Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli sot pesë thirrje publike në përputhje me Programin për zhvillimin e sipërmarrjes dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024.
Siç njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, për masat në përputhje me këtë Program janë ndarë gjithsej 80.000.000 denarë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prej sot, mund të aplikojnë për pesë masa për të marrë mbështetje financiare për:
1. Thirrje publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme
2. Thirrje publike për subvencionimin e zejtarëve
3. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemit HALLALL të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)
4. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)
5. Thirrje publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe zejtarisë, si dhe aktivitete programore të rrjeteve të engjëjve të biznesit.
Për thirrjen publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, janë parashikuar 57.000.000 denarë, ndërsa mund të aplikojnë kompanitë që punësojnë të paktën dy persona, përmes bashkëfinancimit të 40% të shpenzimeve të dëshmuara për furnizimin e makinave të reja, por jo më shumë se 350.000 denarë për kërkues.
Mund të aplikojnë ndërmarrjet private, aktive me kapital shumicë vendor (mbi 50%), të mos jetë nisur asnjë procedurë e falimentimit për to, të bëjnë pjesë në kategorinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, të jenë nga industria përpunuese, të mos kenë punuar me humbje në vitin 2023 dhe të mos kenë borxh ndaj shtetit. Në mesin e kushteve janë edhe të ketë të paktën dy të punësuar në kohë të pacaktuar dhe të mos kanë qenë të subvencionuar sipas thirrjeve publike nga Ministria e Ekonomisë në tre vitet e fundit.
Për Thirrjen Publike për subvencionimin e zejtarëve, parashikohen 6.500.000 denarë, ndërsa do të subvencionohen zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare përmes bashkëfinancimit të 40% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë për kërkues, të bëra për furnizimin e makinave dhe/ose veglave të reja dhe dizajn të produktit të ri.
Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë zejtarët e regjistruar aktivë dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare, të mos jetë hapur procedurë e falimentimit për ta, të mos kenë borxhe ndaj shtetit dhe të punësuarve, të kenë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike dhe të mos kenë marrë mjete financiare sipas thirrjeve publike të Ministrisë së Ekonomisë në tre vitet e fundit.
Për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemit HALLALL, janë parashikuar gjithsej 2.000.000 denarë, ndrësa do të bashkëfinancohen 40% e shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për secilin aplikant.
Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë të gjitha kompanitë që bëjnë pjesë në kategorinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, nga industria përpunuese, të mos jenë në falimentim, të kenë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike, të mos kenë punuar me humbje në vitin 2023, të mos kenë borxh ndaj shtetit dhe të punësuarve dhe të mos kenë marrë mbështetje financiare për dedikimin e njëjtë.
Për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO, janë parashikuar 2.000.000 denarë, ndërsa do të bashkëfinancohen 40% e shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për secilin aplikant.
Në këtë thirrje publike do të mund të aplikojnë ndërmarrjet aktive mikro, të vogla dhe të mesme nga industria përpunuese që nuk kanë procedurë falimentimi, që kanë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike, që nuk kanë punuar me humbje në vitin 2023, që nuk kanë asnjë borxh ndaj shtetit dhe të punësuarve dhe që nuk kanë marrë mbështetje financiare për dedikimin e njëjtë.
Për thirrjen publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrjes dhe zejtarisë, si dhe aktivitetet programore të rrjeteve të engjëjve të biznesit, parashikohen 8.000.000 denarë.
Për këtë masë, parashikohet bashkëfinancimi i projekteve të fondacioneve dhe shoqatave që kanë të bëjnë me mbështetjen jofinanciare për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes bashkëfinancimit të 70% të shpenzimeve për realizimin e projektit, por jo më shumë se 350.000 denarë për aplikant.
Fushat e bashkëfinancimit: ekonomia e gjelbër; tregtia elektronike; qasja në financa dhe format alternative të financimit; ndërkombëtarizimi; ekonomia cirkulare;- digjitalizimi i proceseve; inteligjenca artificiale; aktivitetet promovuese të konceptit të engjëjve të biznesit dhe krijimi i një kulture të sipërmarrësisë sociale.
Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë fondacionet dhe shoqatat aktive, që janë formuar për qëllime që lidhen me zhvillimin, mbështetjen dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së NVM-ve të regjistruara sipas Ligjit për shoqatat dhe fondacionet.
Në shtojcë janë lidhjet nga thirrjet e publikuara publike:
1.Thirrje publike për subvencionimin e ndërmarrjevemikro, të vogla dhe të mesme
Lajme nga vendi
Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia
Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.
Lajme nga vendi
Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se të premten, do të shpërthehen granata në rajonin e Gjorçe Petrovit. Nga MPB sigurojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 (e premte) në ora 07:00 në rrethin e Qendrës Policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen granata, për të cilat sipas analizës së ekspertëve është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë Qendrës Policore. Granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
VLEN: Besimi dhe qeverisja e mirë janë themeli i sigurisë dhe stabilitetit në rajon
Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se “vlerësojnë lart angazhimin dhe vizionin e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në Konferencën Rajonale të Sigurisë “WB–EU: Shared Security, Shared Future”, e cila u mbajt në Shkup me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverive të rajonit, të Bashkimit Evropian, Italisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”.
Nga VLEN thonë se “në këtë ngjarje të rëndësishme, zëvendëskryeministri Fetai paraqiti qartë filozofinë e qeverisjes së re se siguria nuk ndërtohet mbi frikë, por mbi besim, integritet dhe institucione të forta.
“Kjo është edhe rruga për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, demokratik dhe të aftë për t’u përballur me sfidat moderne të kohës. Për VLEN-in vizioni i qeverisjes së mirë, i bazuar në transparencë, përgjegjësi dhe sundim të ligjit, është thelbi i politikës që sjell stabilitet afatgjatë. Reforma e shtetit dhe reforma e sigurisë ecin krah për krah dhe vetëm përmes institucioneve të besueshme mund të garantohet zhvillimi ekonomik, stabiliteti politik dhe besimi qytetar”.
“Bashkëpunimi rajonal dhe partneriteti me Bashkimin Evropian janë pjesë e pandashme e kësaj qasjeje, e cila synon ndërtimin e një kulture të re sigurie më bashkëpunuese, më moderne dhe më evropiane. Ky vizion i artikuluar nga zëvendëskryeministri Fetai është dëshmi e qartë se qeverisja e re është e vendosur ta forcojë shtetin përmes besimit dhe ta afrojë vendin drejt standardeve evropiane të stabilitetit, transparencës dhe mirëqeverisjes”, thonë nga VLEN.
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

