Rruga e Butiqeve pritet të fillojë të rikostruohet kah mesi i muajit gusht, thotë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami. Rikostruimi i kësaj rruge është shtyer disa herë, filimisht për shkak të pandemisë, pastaj për shkak të rritjes së çmimit të materialeve, ndërsa kishte edhe prolongim të punëve për shkak të mos dhënies së lejes së punëve nga ana e policisë. Kryetari i komunës së Tetovës thotë se punimet do të fillojnë me 15 gushtë , afat që deri më tash është duke u shtyre nga viti 2022 kur edhe kryetari Kasami nënshkroi me ish ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov. Bilall Kasami- kryetar i komunës Tetovës “ Në rrugën e butileve është dashur të fillojnë punimet por me kërkesë të banorëve të zonës për shkak të përvojave më të hershme që nuk realizoheshin punimet në kohë , kërkuan që punimet të nisin pas largimit të mërgimtarëve dhe dakordimi është pas 15 gushtit të fillojn punimet dhe besoje në afat rekord para fillimit të dimrit të përmbylljen gjithë punimet.” Zakonisht në këtë periudhë kjo rrugë është më shumë e frekuentuar. Banorët janë të ndarë, disa thonë se punimet duhet të fillojnë të paktën me 1 shtator e disa mendoj se 15 gushti është koha e duhur.Anketa Me këtë projekt pritet që të ruhet identiteti dhe autenticiteti i Rrugës së Butiqeve apo i Çarshisë së Epërme. Kjo rrugë në të kaluarën ishte shumë e njohur dhe e frekuentuar nga qytetarët për artizanalet megjithatë sot bizneset që ndodhen aty nuk kanë punë sikur para disa viteve.TV KOHA