Ministri për politikë sociale, demografi dhe rini Fatmir Limani, sot qëndroi për vizitë në kopshtin e Fëmijëve Rinia në Tetovë. Ai është pritur nga drejtoresha Fatlindja Jaja ku edhe është njohur nga afër me funksionimin e kësaj çerdhe. Limani është njohur për së afërmi me kërkesat e kahmotshme të çerdhes së fëmijëve në Tetovë që janë plotësimi i kuadrit pasi që mungesat janë të mëdha.
Një kohë të gjatë çerdhja e Tetovës përballet me mungesë të kuadrit profesional, pasi që disa edukatore janë pensionuar dhe këta vende nuk janë plotësuar. Nga ana tjetër, janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e çerdhes së re në Tetovë. Edhe në ndërtimin e kësaj çerdhe kishte probleme të cilët shkaktuan pengesa në përfundimin në kohë të çerdhes. Krahas vonesës me objektin, nga çerdhja “Rinia” thonë se edhe për këtë çerdhe do të duhen vendime tjera për punësime, sepse kuadri aktual në çerdhet tjera nuk është i mjaftueshëm.TV KOHA