Site icon Tetova Expres

Shkëndija, kërkon përmbysjen e rezultatit

Në prag të përballjes së dytë në mes Shkëndijës dhe Noah nga Armeni, në kuadër të Ligës së Konferencës, para medieve u paraqiten trajneri Jeton Beqiri dhe mbrojtësi Klisman Cake.

“Atmosfera është shumë e mirë. Në ndeshjen kthyese vijmë me rezultat negativ. Gjatë javës u munduam që të kthejmë vetëbesimin dhe besojë futbollistët janë gati për të dhënë maksimumin për të eliminuar rezultatin negativ. Sa i përket ndeshjes së parë as ne e as Noah nuk kishte përfundim të saktë dhe duhej të mbyllej ndeshja me barazim. Nuk luajtëm mirë në takimin e parë pasi që nuk kishim shumë raste për gol, pasi na mungojke lëvizja e fundit. Pranuam dy gola nga ndërprerjet e lojës dhe besoj se kjo nuk do të përsëritet në ndeshjen e nesërme. Duhet të bëjmë më mirë se ndeshja e parë dhe me përkrahjen e publikut, do të arrijmë rezultat pozitiv.
Duhet të rrezikojmë dhe të kërkojmë shënimin e golave dhe nuk duhet të jemi në panik që të shënojmë shpejtë golin. 2:0 nuk është rezultat i ulët por mund të kthehet edhe pse kjo i jep një komoditet skuadrës kundërshtare”, deklaroi Jeton Beqiri, trajner i Shkëndijës.

“Ne jemi gati për të dhënë maksimumin dhe për të eliminuar rezultatin negativ nga sfida e parë.
Çinari ka kualitet, por Noah ka shumë lojtarë kualitativ dhe nuk mund të mdalojshim vetëm një futbollist, por tërë ekipin”, tha Klisman Cake, mbrojtësi i KF Shkëndija.

Ndeshja kthyese e raundit të parë të Ligës së Konferencës në mes Shkëndijës dhe Noah do të zhvillohet të enjtën, 17 korrik, në stadiumin Todor Proeski, në orën 20.00. /Alsat.mk

Exit mobile version