Site icon Tetova Expres

Ribalanci i buxhetit në mbledhje qeveritare, hollësi priten gjatë ditës

Qeveria dje në mbledhje diskutoi për ribalancin e Buxhetit, por më shumë hollësi pritet të kumtohen gjatë ditës së sotme.

Kryeministri Hristian Mickoski, në ditarin qendror në televizionin “Sitel”  deklaroi se Buxheti është në gjendje alarmante dhe se mungojnë para për çka organet hetuese do të kenë shumë punë në periudhën e ardhshme. Para për rritjen e premtuar të pensioneve, siç tha, do të ketë.

“Kanë bërë Buxhet për gjashtë muaj sikur e dinin se nuk do të ketë më Qeveri, prandaj u përpoqën t’i lënë sa më shumë probleme Qeverisë së re kështu që miliarda e miliarda denarë të mbesin pa mbuluar. Ka detyrime ligjore që është dashur t’i kryejnë, nuk  i kanë paraparë në Buxhet etj. por mendoj se organet e hetuesisë do të kenë shumë punë në periudhën në vijim”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se për “Pyjet Kombëtare” ku të punësuarit nuk kanë marrë pagë katër muaj, nevojiten prej 250 deri 300 milionë denarë, për “Ujësjellësin” prej 60 deri 100 milionë denarë, ndërsa mungojnë edhe tre miliardë e 700 mijë denarë për bujqit. Një miliard e 200 mijë denarë, sipas Mickoskit, duhet të paguhen edhe në bazë të gjobave për faktin se disa nga ministrat i kanë rishpërndarë të punësuarit në institucionet jashtë ligjit.

Ndaj kësaj reaguan nga LSDM prej ku cekën se para në Buxhet ka.

Advertisement

“VMRO-DPMNE prej ditës së parë kërkon alibi për paaftësinë e vet. E porosisim të ndalojë së arsyetuari se nuk paska para në buxhet. Ai është alibi për politikat e këqija të cilat i planifikon siç janë ndërprerja e politikave për rritje të rrogave dhe detyrim prej 500 milionë eurove nga Budapesta. Qeveria e LSDM-së siguronte në vazhdimësi rroga për të gjithë të punësuarit në administratën publike dhe ndërmarrjet gjatë plot shtatë viteve punoi në kroza apokaliptike botërore apo në cunami ekonomik, nëse dëshirojmë të shprehemi me fjalorin e VMRO-DPMNE-së. LSDM asnjëherë nuk u ankua për atë ndërsa para siguroheshin për të gjitha nevojat. Mickoski nuk ka ndër mend të punojë ndërgjegjshëm dhe me prëgjegjësi. por përmes akuzave ndja LSDM-së të bëjë buxhet me të cilin do t’i shtyjë politikat e veta të gabuara”, theksuan nga LSDM në reagim.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në periudhën e kaluar për mediumet informoi se ka para për rroga dhe pensione dhe për gjithçka që është ndërmarrë si obligim në pajtim me ligjin, ndërsa do të shkurtohen nga shpenzimet jorpduktive.

Pas miratimit të ribalancit nga ana e Qeverisë, ai dueht të ridërgohet në Kuvend ku pritet të votohet më së voni deri në gjysmën e parë të gushtit.

Exit mobile version