Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i propozoi Kuvendit emrat e mëposhtëm për zëvendësministrave, përcjell INA.
Me këtë është kompletuar plotësisht ekipin qeveritar:
Elfete Ismaili propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ismaili është e diplomuar për ekonomi. Eksperiencën e punës e ka nisur në Fondin për rrugët kryesore dhe rajonale. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka qenë drejtoreshë e Postës Shkup 2, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2019 është punësuar në SHA Posta si bashkëpunëtore për marketing. Nga viti 2019 deri në vitin 2024, ajo ishte shoqëruese e personit të referuar në Delegacionin e Republikës së Maqedonisë në NATO, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.
Astrit Iseni propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Iseni ka diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetësisë dhe ka fituar titullin Doktor i Shkencave në Kinesiologji, profesor i asociuar. Aktualisht është profesor i asocuar në Universitetin e Tetovës dhe në Fakultetin e Shkencave Bioteknike në Manastir.
Alen Dereban propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. Dereban ka një diplomë master në drejtësi në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me provim të përfunduar të jurisprudencës. Nga viti 2014 ka zyrën e tij të avokatisë, ndërsa për dy mandate ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Strugës.
Nezhdet Mustafa propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet. Mustafa është profesor i diplomuar i filozofisë. Nga viti 1996 deri në vitin 2002 ka qenë kryetar i Komunës së Shuto Orizarit. Më pas ka qenë pjesë e Kuvendit të Maqedonisë si deputet, ndërsa nga viti 2006 deri në vitin 2017 është emëruar ministër pa portofol – Koordinator Nacional i Dekadës dhe Strategjisë për Romët.
Zoran Dimitrovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Dimitrovski ka magjistruar në shkenca politike, dhe ka përvojë shumëvjeçare të punës në media, si kryeredaktor. Dimitrievski është zgjedhur zëvendësministër i Vetëqeverisjes Lokale nga viti 2020 deri në vitin 2023.
Viktorija Trajkov propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Çështjeve Evropiane. Trajkov u diplomua në Universitetin e St. Kliment Ohridski Manastir, dhe fitoi titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Që nga viti 2010 është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Dhe që nga viti 2019 është zgjedhur asistente në Universitetin e Shkupit.
Nikolçe Jankullovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Financave. Jankullovski është doktor i shkencave ekonomike dhe aktualisht është profesor ordinar në Departamentin e Ekonomisë Bujqësore në Universitetin e St. Kliment Ohridski në Manastir. Ka botuar disa botime vendase dhe ndërkombëtare.
Marjan Risteski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Risteski është ekonomist i diplomuar, nga viti 2005 deri në vitin 2017 ka qenë kryetar i Komunës së Prilepit. Është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare dhe vendore.
Miroslav Labudoviq propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale. Labudoviq ka një diplomë master në inxhinieri elektrike dhe teknologji informacioni. Që nga viti 2022, ai ka qenë menaxher inxhinierik në Telamon Corporation.
Flakron Bexheti propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave. Bexheti është profesor i shkencave politike në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Ka përvojë shumëvjeçare të punës në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa aktualisht është shef i Departamentit për Peticione dhe Propozime, Sektori Juridik.
Jovica Andovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë. Andovski është ekonomist i diplomuar, nga viti 2011 deri në vitin 2017 ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë.
Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës propozohet Lulzim Aliu. Aliu është doktor i shkencave filologjike. Është profesor i rregullt në lëndën Metodologjia e mësimdhënies së gjuhës shqipe, Letërsi për fëmijë në Fakultetin Pedagogjik “Shën Kliment Ohri” Shkup në Universitetin “St. Kirili dhe Metodi – Shkup”. Nga viti 2023 deri në vitin 2024 ka qenë prodekan.
Gjoko Velkovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Velkovski ka diplomuar në ekonomi. Ka përvojë pune shumëvjeçare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ka qenë sekretar i Qytetit të Shkupit, ndërsa në Qeverinë e fundit teknike ka qenë Ministër Teknik i Punës dhe Politikës Sociale. Nga viti 2013 deri në vitin 2024 ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Çairit.
Erxhan Selimi propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Selimi ka magjistruar në shkenca politike. Nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë këshilltar në kabinetin e ministrit pa portofol. Nga viti 2014 deri në vitin 2024 ka qenë nëpunës civil në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2024 ka qenë këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.(INA)