Site icon Tetova Expres

Kostadinovski – Geer: Gjykata Kushtetuese është e rëndësishme në sigurimin e baraspeshës mes tre pushteteve

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski dhe gjyqtarët Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Ana Pavlovska Daneva, sot realizuan takim pune me ambasadorin e BE-së David Geer dhe bashkëpunëtorët e tij.

Siç njoftojnë nga gjykata,ambasadori theksoi se e njeh rolin e Gjykatës Kushtetuese si vendimtar në sigurimin e ekuilibrit të tre pushteteve në rendin kushtetues dhe në garantimin e shtetit të së drejtës.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski, e informoi ambasadorin Geer se në shtator dhe tetor në rendin e ditës para Gjykatës do të jenë të gjitha lëndët që janë me interes më të gjerë publik. Me qëllim të përmirësimit të funksionimit të Gjykatës, kryetari Kostadinovski e informoi ambasadorin për reformat që do t’i zbatojë Gjykata Kushtetuese nga shtatori me zbatimin e ligjit të ri. Theksi u vu në dispozitat që do të nxisin përshpejtimin e procedurave dhe raportimin e gjyqtarëve dhe kryetarit para Gjykatës për kohëzgjatjen e procedurës”.

“Kostadinovski theksoi se risia që i mundëson Gjykatës Kushtetuese të përgatisë raporte të veçanta në rastet kur vërehet mosrespektim i vazhdueshëm i Kushtetutës apo ligjeve nga hartuesit e rregulloreve të përgjithshme është e një rëndësie të veçantë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

Si risi veçanërisht e rëndësishme e futur me Aktin e ri të Gjykatës, Kostadinovski theksoi procedurën në të cilën Gjykata Kushtetuese do të mund të caktojë afat specifik për miratuesin e rregullores për heqjen e dispozitave problematike kushtetuese për të shmangur vakum ligjor dhe të mos krijohen pasoja të dëmshme pas ushtrimit të të drejtave të qytetarëve.

Advertisement

“Ambasadori David Geer tregoi interes për diskutimet për Ligjin për Gjykatën Kushtetuese si dhe për paraqitjen e një padie kushtetuese dhe shprehu mbështetje të fortë për përpjekjet që Gjykata Kushtetuese bën për promovimin e transparencës”.

“Ambasadori Ger konfirmoi reagimin e shpejtë dhe miratimin e Konkluzionit me të cilin Gjykata Kushtetuese paralajmëroi se ndërprerja e funksionit të gjyqtarit kushtetues jashtë dispozitave kushtetuese është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shkelje e pavarësisë dhe autonomisë së Gjykatës”, thuhet në njoftim për takimin e Geer me Kostadinovskin.

Exit mobile version