Lajme nga vendi
Banka popullore: Nga gushti 2025 shkalla e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit të do të jetë 1,75 për qind

Në bazë të vlerësimit të rregullt tremujorsh të rreziqeve sistematike dhe të dhënave të fundit të disponueshme, Këshilli ekzekutiv i Bankës popullroe solli vendim për rritje të shkallës së shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimin e bankave për plotësisht 0,25 pikë procentuale, deri në nivelin prej 1,75%, që do të zbatohet prej 1 gushtit të vitit 2025. Shkalla e shtresës mbrojtëse kundërciklike e cila do të zbatohet në korrik 2025 ruhet në nivelin prej 1,5%, si edhe në tremujorin e kaluar, informojnë sot nga Banka popullore.
Sipas tyre, ky vendim do të kontribuojë për përforcim të mëtutjeshëm të rezistencës së sistemit bankar, përderisa ende ekzistojnë rreziqe në ekonominë vendore dhe botërore. Nga Banka popullore sqarojnë se vendimi bazohet në vlerësimin se ende ekzistojnë paqartësi nga ambienti, në kushte të sistemit të sigurt dhe stabil bankar, me solvencë të përmirësuar dhe nivel adekuat të likuiditetit, si dhe realizim të ulët sistematik të rrezikut kreditor.
Në kushte të këtilla, thonë nga atje, ndërsa duke i pasur parasysh bilancet e bankave, vlerësohet se rritja e shkallës së shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit deri 1,75% ka karakter preventiv dhe do të kontribuojë drejt përforcimit të mëtutjeshëm të mjeteve individuale të bankave, e me atë edhe prëforcimi i rezistencës së tyre. Sipas BP-së, përforcimi i mjeteve individuale është parakusht edhe për mbështetje adekuate kreditore të qytetarëve dhe kompanive. Banka popullore do të vazhdojë me ndjekje të sigurt të rreziqeve sistematike dhe do ta rivlerësojë lartësinë e shkallës së shtresës mbrojtëse kundrëciklike të kapitalit të bazës së rregullt tremujorshe.
Lajme nga vendi
VLEN: Vetingu në BDI fillon nga kryetari i partisë Ali Ahmeti

Procesi i reformimit dhe pastrimit të BDI-së nuk mund të udhëhiqet nga Ali Ahmeti. Ky proces duhet të fillojë nga kryetari i partisë Ali Ahmeti, të vazhdojë me familjen e tij, e pastaj të përhapet në strukturat më të ulëta partiake. Ky proces nuk mund të bëhet nga lideri i partisë për funksionarët e partisë sepse në këtë mënyrë është kompromentues. Vetingu ka kuptim vetëm kur atë e realizon një trup profesional me kredibilitet dhe integritet të lartë dhe që është imun ndaj ndikimeve politiko – partiake. Vetëm atëherë mund të flitet për vendosje të një standardi të ri për partitë politike në rajon.
Lajmi që ‘Deputetët e BDI-së i janë nënshtruar një vlerësimi të rrezikut të korrupsionit dhe kanë nënshkruar Kodin e Praktikës së Mirë dhe Integritetit të BDI-së’ është tallja e rradhës dhe mashtrimi i qytetarëve që u bëhet atyre në regji të BDI-së. Një parti zyrtarët e të cilës janë në hikje, sjellja korruptive e të cilëve është konfirmuar me vendosje në listën e zezë amerikane, nuk ka kredibilitet dhe as të drejtë morale që në këtë mënyrë të tallet me shqiptarët duke shpikur gënjeshtrën e rradhës sipas të cilës kryetari i partisë do të pastrojë partinë nga të korruptuarit!
E para, kryetari i partisë ka qenë po ai i njejti kryetar gjatë gjithë viteve të qeverisjes së BDI-së. Ai ka pasur informacion për sjelljet korruptive të zyrtarëve të tij, por nuk ka vepruar.
E dyta, kryetari i partisë është i pari në mesin e të barabartëve. Ai nuk mund të ‘lustrojë’ të tjerët, me pretendimin e korrupsionit, dhe ta amnistojë vetveten si i pastër.
E treta, në vende normale, hetimet për korrupsion i bëjnë organet e shtetit- Prokuroria, policia financiare, policia, gjyqësori. Ndërsa kryetarët e partive, sikur edhe çdo bartës tjetër i funksionit, përfshirë këtu edhe kryetarin e BDI-së, u nënshtrohen hetimeve të tilla.
Në luftën kundër korrupsionit, të dyshuarit për korrupsion po vendosin standarde e parime. Ky është paradoksi shoqëror në Maqedoninë e veriut. Kjo është tallje e rëndë me shqiptarët. Për të dëshmuar përkushtimin dhe sinqeritetin tuaj nda j pastrimit të partisë nga të korruptuarit, ju duhet ta mbështetni vetingun institucional dhe të pavarur politikisht. Ndërsa, për të dëshmuar vullnetin tuaj në këtë drejtim, ju sugjerojmë të filloni duke treguar se ku fshihet Artan Grubi.
Çdo nismë antikorrupsion është e mirëfilltë kur nis nga maja e piramidës dhe reflekton në bazë. Në BDI, lufta kundër korrupsionit fillon nga lideri i saj Ali Ahmeti.
Lajme nga vendi
Taravari: Pikë e re pediatrike e kujdestarisë, e hapur për herë të parë në Poliklinikën Bit Pazar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, bashkë me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Samir Iseni, ka njoftuar sot se për herë të parë është hapur pikë e re pediatrike e kujdestarisë në Poliklinikën Bit Pazar.
“Pikë e re pediatrike e kujdestarisë, e hapur për herë të parë sot në Poliklinikën Bit Pazar. Pika funksionon çdo ditë nga ora 19:30 deri në 07:30 dhe të dielën 24 orë. Hapësira është plotësisht e rinovuar dhe e pajisur me mobilie dhe inventar të ri mjekësor” ka shkruar ministri, Arben Taravari.
Ai tutje ka shpjeguar për shërbimet që ofrohen në këtë pikë pediatrike.
“Në këtë pikë pediatrike do të ofrohen shërbime për fëmijët nga mosha 0 deri në 14 vjeç nga qyteti i Shkupit dhe vendbanimet përreth. Shërbimet përfshijnë ekzaminim të përgjithshëm pediatrik, qasje terapeutike dhe analiza laboratorike”, ka përfunduar Taravari.
Lajme nga vendi
Mexhiti mbështet Kasamin: Nëse ka rrugë me emra nga Rusia dhe Ukraina, pse të mos ketë edhe nga historia shqiptare?

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i pyetur për reagimet në lidhje me propozimin për emra të rinj të rrugëve në Tetovë, deklaroi se disa gjëra nuk duhet të përkthehen, duke i dhënë si shembull emrat “Kongrese dhe Manastire”, të cilat u kundërshtuan nga Lidhja e Luftëtarëve të Tetovës.
Mexhiti theksoi se Tetova është një qytet me shumicë të madhe shqiptare, por, sipas tij, 99% e emrave të rrugëve, shkollave dhe institucioneve publike janë të lidhura me historinë maqedonase.
“Çfarë ka të keqe që në një qytet me shumicë shqiptare të ketë rrugë dhe institucione me emra të personaliteteve dhe ngjarjeve shqiptare?” – tha zëvendëskryeministri.
Izet Mexhiti theksoi gjithashtu se kryetari i Tetovës, Bilal Kasami, nuk kishte kërkuar që të vendosen emra të historisë shqiptare në Strumicë apo në Gjevgjeli, por në një qytet ku shqiptarët janë popullsi dominues.
“Ne jemi pjesë e Maqedonisë së Veriut. Nga e gjithë bota ka emra rrugësh, por disa propozime shqiptare kundërshtohen. Më shumë janë të përfshira datat nga Rusia dhe Ukraina sesa nga historia shqiptare në Maqedoninë e Veriut.”
Ai shtoi përvojën e tij personale: “Kam jetuar në një rrugë ‘7 Korriku’, që është dita e kryengritjes serbe. Në atë rrugë nuk kishte asnjë serb. Pra, mund të ketë emra nga historia serbe dhe ruse, qytete nga Ukraina dhe nga e gjithë bota, por nuk mund të ketë emra nga historia shqiptare?”
Zëvendëskryeministri Mexhiti theksoi gjithashtu se qindra rrugë në Maqedoninë e Veriut mbajnë emra të lidhur me Luftën Çlirimtare, e që, sipas tij, nuk do të thotë se nuk duhet të ketë rrugë me emra shqiptare që do të pasqyrojnë realitetin multietnik të shtetit.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve