Në rrethinën e Shkupit, zjarri është aktiv në lokacionin Fushën e Begut, afër objekteve të braktisura të Fakultetit të Pylltarisë, Komuna e Zelenikovës. Zjarri rrezikoi fermat e deleve, por banorët e zonës kanë lëruar zonën dhe 10 persona po e mbrojnë zjarrin që të mos hyjë në ferma.
Zjarri në “varrezat gjermane” në kodrën mbi vendbanimin Bair në Manastir është shuar pjesërisht pas mbështetjes së djeshme ajrore nga pesë traktorë ajrore dhe një kanadez.
Në Prilep për të katërtën ditë është aktiv zjarri në afërsi të fshatit Crnilishtë, me degëzim në atarin e fshatit Slepçë dhe fshatin Gostirazhni.
Zjarret janë aktive edhe në Strumicë, në fshatin Kovanec, Novosellë, në fshatin Badilen të Shtipit, në Radovish, Konçe, Vasilevë, Veles, Çashkë… Zjarret janë aktive edhe në territorin e Negotinës, në terrenin ABH në drejtim të fushës së Shtipit, në malin Serta dhe në atarin e fshatit Kalanjevë.
Të gjithë avionët në dispozicion dhe ndihma ndërkombëtare janë në terren, së bashku me zjarrfikës, ushtarë, policë, vendas, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. (INA)