Prokuroria e krimit të organizuar ka dorëzuar në Gjykatën Penale aktakuzën kundër pesë personave nga grupi i i njohur si i Gërçecit.Tre prej tyre dyshohen për transport ndërkombëtar me lëndë narkotike.“Disa herë gjatë vitit 2020 tre personat e dyshuar janë përfshirë në tregti ilegale të mbi 15 mijë kilogram drogë e llojit kokainë. Të njëjtën e kanë transportuar dhe e kanë lëshuar në tregun vendas. Droga ka ardhur nga vendet e Afrikës Jugore përmes rrugëve detare deri në vendet Evropiane. Drogë për tregun në Maqedoni të Veriut është sjell edhe nga Belgjika dhe nga Shqipëria përmes Kosovës. E gjitha kjo është organizuar dhe zbatuar nga njëri person në cilësinë e të dyshuarit i cili është i pakapshëm për organet e rendit. I njëjti e ka krijuar grupin e trafikimit”, thonë nga Prokuroria e krimit të organizuar.Aktakuza është shtrirë edhe ndaj dy personave të tjerë, që të dy në arrati. Ata dyshohen për formimin e një grupi që ka pasur për qëllim eliminimet me porosi dhe për hakmarrje. Pjesë e grupit kanë qenë edhe dy pjesëtarë të tjerë tashmë të ndjerë.“Dy të tjerë akuzohen për veprat penale “bashkëpunim kriminal” dhe “vrasje”. Nga dhjetori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2020 njëri nga të dyshuarit i cili ka krijuar grupin për trafikim ndërkombëtarë të drogës, bashkërisht me një person tjetër në arrati dhe dy të ndjerë tashmë kanë krijuar grupin i cili ka pasur për qëllim vrasjen me porosi dhe për hakmarrje. Marrëveshjes janë bërë nëpër telefonat special në të cilët ka qenë i instaluar aplikacioni “SKY”, thuhet tutje nga Prokuroria e krimit të organizuar.Në janar të këtij viti u hap hetimi ndaj 15 personave pjesë e grupit kriminal ndërkombëtarë nga Gërçeci. Ndaj katër personave ka filluar procedura për ekstradimin e tyre nga Emiratet Arabe, për një tjetër nga Kroacia dhe një nga Spanja.TV KOHA