Prokuroria Themelore e Shkupit njofton se ka hapur lëndë dhe po ndërmerr veprime për hetimin e aksidentit të autobusit të NQP Shkup, që ndodhi më 8 korrik, me çrrastë u lënduan shoferi dhe dy udhëtarë.
“Prokurori publik kompetent do t’i hetojë edhe pretendimet e bëra përmes deklaratave të shprehura publikisht nga pjesëmarrësit në ngjarje dhe nga persona të tjerë që tregojnë kundërligjshmëri në punën e NQP Shkup, lidhur me korrektësinë dhe mirëmbajtjen e autobusit që e shkaktoi aksidentin. Për këtë qëllim është angazhuar një person nga lëmia e inxhinierisë mekanike dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e të dhënave dhe dokumentacionit nga NQP Shkup lidhur me mirëmbajtjen, servisimin e autobusit si dhe organizimin e procesit të punës”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.