Site icon Tetova Expres

Pretendonte në TikTok se është mjek popullor, arrestohet “Nazmi Bio Mulaku”

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona për” ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore e farmaceutike”

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se janë arrestuar në Vushtrri dy persona me iniciale N.M,. dhe P.I., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ nga neni 256 i KPRK dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, dhe gjatë ditës së sotme (16 korrik) Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të i paraqesë Gjykatës Themelore – Dega Vushtrri kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Njëri nga të arrestuarit raportohet se është Nazmi Mulaku, i njohur në rrjetet sociale, si Nazmi Bio Mulaku, i cili paraqitej si mjek popullor.

Ai ishte aktiv me videot e tij në rrjetet sociale, sidomos së fundmi në Tik Tok, ku publikonte video përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni etj. /Reporteri.net/

Exit mobile version