Connect with us

Lajme nga vendi

PO PËRPILOHEN GJASHTË LIGJE NË FUSHËN E ARSIMIT

Published

on

 Grupet punuese në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në të cilat marrin pjesë edhe profesionist, mësimdhënës dhe fusha akademike, ekspertë dhe përfaqësues të disa institucioneve kompetente, në të cilën janë duke përgatitur gjashtë zgjidhje të reja ligjore me të cilat do të avancohen shërbimet arsimore të cilat i’u ofrohen qytetarëve si dhe do të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për kategori të ndryshme të prekura në fushën përkatëse.

Bëhet fjalë për propozim ligj për arsimin e mesëm; arsimin profesional dhe trajnimin; arsimin e të rriturve; tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Arsimin Fillor dhe Ligjit për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve.

Grupet punuese kanë obligim deri në fund të muajit vijues, t’i përgatisin propozim zgjidhjet ligjore, përkatësisht ndryshimet ligjore, pas së cilës të njejtat do të publikohen në sistemin ENER të qeverisë për mbikëqyrje të opinionit. Do të organizohet edhe debat publik me qëllim për të ofruar mundësi për propozime dhe sugjerime për përmirësimin e përmbajtjes dhe përcjelljen e versioneve më të mira në procedurë parlamentare.

Zgjidhjet ligjore më të mira dhe më efektive sillen veçanërisht përmes qasjes gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të interesuar. MASH respekton këtë parim dhe inkurajon qytetarët që në mënyrë aktive të marrin pjesë në ndërtimin e sistemit arsimor më cilësor.

Lajme nga vendi

Nuk u dekretua nga Presidentja – Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, nesër sërish në seancë plenare

Published

on

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve nesër sërish në seancë plenare. Ky ligj vjen për herë të dytë, pasi herën e parë nuk u dekretua nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova me arsyetimin se nenet 9 dhe 10, nuk ishin të harmonizuara sipas nenit 5 të Kushtetutës. Deputeti nga radhët e VLEN, Halil Snopçe, për Alsat njoftoi se licencat për nëpunësit e çerdheve, do të mund të merren edhe në gjuhën shqipe.

“Ne nuk do të shtojmë amendamente tjera për shkak se kishte një pengesë kushtetuese, është rregulluar por ajo që është e garantuar, që në të kaluarën s’ka qenë e tani është, shqiptarët do t’i nënshtrohen provimeve edhe me shkrim edhe në formë elektronike, në gjuhën amtare shqipe”, tha Halil Snopçe – VLEN.

Përpos gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe, licenca do të mund të merret edhe në gjuhët tjera, gjegjësisht, në gjuhën që do ta kërkojë vet kandidati.

“Testimi do të mund të bëhet në gjuhën maqedonase si dhe në gjuhën që kandidati do ta zgjedhë derisa licenca do të jepet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën në të cilin kandidati do të kërkojë t’i jepet. Dallimi është se këtë herë ndryshimet janë në përputhje me kushtetutën përshkak se herën e kaluar ishin gabim dhe nuk mundësonin përdorimin e asnjë gjuhe, gjegjësisht ligji siç ishte miratuar ishte tërësisht i pazbatueshëm. Me këto ndryshime, do të mund të jetë i zbatueshëm në praktikë”, u shpreh Bojan Stojanovski – VMRO-DPMNE.

Ky ligj fillimisht ishte votuar më 24 dhjetor. Mos dekretimi i këtij ligji herën e parë u përshëndet nga LSDM dhe E Majta, ndërsa nga BDI thanë se qëllimi i presidentes ishte për të cenuar të drejtat e shqiptarëve./ Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari në mesin e liderëve botëror në inaugurimin e Presidentit Trump

Published

on

Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari po qëndron në Uashington në inaugurimin e presidentit Donald Trump. Ai ka shkruar se liderët më të mëdhenj në botë janë mbledhur duke bërë botën një familje më të madhe.

“Në Washington ka filluar mëngjesi i Inaugurimit më të rëndësishëm të botës. Liderët më të mëdhenj botërorë janë mbledhur këtu duke e bërë Botën një familje më të madhe”, shkruan Taravari nga Uashingtoni.

Continue Reading

Lajme nga vendi

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot janë ndarë vendimet për 14 profesorë. Sipas Kasamit, ky veprim paraqet një hap të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e vendit tonë.

“Me ndarjen e 14 vendimeve pune për profesorët e shkollave të mesme, po dëshmojmë se investimi në arsim është investimi më i sigurt për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar. Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit. Ata janë frymëzimi i fëmijëve tanë dhe garancia që shoqëria jonë do të vazhdojë të ecë përpara me dije dhe vlera. Tetova ka nevojë për arsim cilësor dhe për njerëz që e vendosin dijen mbi gjithçka tjetër. Ne jemi të përkushtuar që ta bëjmë arsimin prioritet kombëtar dhe lokal. Për një Tetovë që e ndërton të ardhmen me dije dhe për një popull që i hap dyert zhvillimit!
Arsimimi është detyrë dhe e drejtë. Së bashku, do ta bëjmë këtë të drejtë një realitet për çdo qytetar”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Më të lexuarat