Connect with us

Lajme nga vendi

Një biznesmen nga Shkupi është gjetur i vdekur pranë një veture të parkuar  me targa të Shkupit

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot në mëngjes ka konfirmuar vdekjen e biznesmenit të njohur Çedomir Radomiroviq, i cili dje është gjetur me lëndime në kokë pranë një veture në Orman të Shkupit.

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari Radomiroviq u gjet dje pak para orës 19:00 pranë një veture të parkuar  me targa të Shkupit. Atij i rridhte gjak në pjesën e kokës, ndërsa pranë tij kishte një armë dhe një gëzhojë.

“Është konstatuar se është R.Ç. (67). Ai është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, me automjet të ndihmës së shpejtë mjekësore, ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra”, njofton MPB.

Ministria për momentin nuk ka bërë të ditur nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje. Ata theksojnë se policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

Çedomir Radomiroviq ishte i afërt me ish-strukturat e larta partiake të VMRO DPMNE-së, veçanërisht me sekretarin e atëhershëm të partisë Boris Zmejkovski. Ai ishte një nga biznesmenët e paktë që e mbështeti financiarisht këtë parti në ditët opozitare të viteve ’90 të shekullit të kaluar.

Advertisement

Ai ishte themeluesi i Rado Bank, e cila dështoi  në vitin 2005 pasi Banka Popullore e Maqedonisë deklaroi se ishte e paaftë për të paguar dhe nuk mund të ekzekutonte urdhërpagesat. Portalb.mk.

Lajme nga vendi

Nuk u dekretua nga Presidentja – Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, nesër sërish në seancë plenare

Published

on

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve nesër sërish në seancë plenare. Ky ligj vjen për herë të dytë, pasi herën e parë nuk u dekretua nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova me arsyetimin se nenet 9 dhe 10, nuk ishin të harmonizuara sipas nenit 5 të Kushtetutës. Deputeti nga radhët e VLEN, Halil Snopçe, për Alsat njoftoi se licencat për nëpunësit e çerdheve, do të mund të merren edhe në gjuhën shqipe.

“Ne nuk do të shtojmë amendamente tjera për shkak se kishte një pengesë kushtetuese, është rregulluar por ajo që është e garantuar, që në të kaluarën s’ka qenë e tani është, shqiptarët do t’i nënshtrohen provimeve edhe me shkrim edhe në formë elektronike, në gjuhën amtare shqipe”, tha Halil Snopçe – VLEN.

Përpos gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe, licenca do të mund të merret edhe në gjuhët tjera, gjegjësisht, në gjuhën që do ta kërkojë vet kandidati.

“Testimi do të mund të bëhet në gjuhën maqedonase si dhe në gjuhën që kandidati do ta zgjedhë derisa licenca do të jepet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën në të cilin kandidati do të kërkojë t’i jepet. Dallimi është se këtë herë ndryshimet janë në përputhje me kushtetutën përshkak se herën e kaluar ishin gabim dhe nuk mundësonin përdorimin e asnjë gjuhe, gjegjësisht ligji siç ishte miratuar ishte tërësisht i pazbatueshëm. Me këto ndryshime, do të mund të jetë i zbatueshëm në praktikë”, u shpreh Bojan Stojanovski – VMRO-DPMNE.

Ky ligj fillimisht ishte votuar më 24 dhjetor. Mos dekretimi i këtij ligji herën e parë u përshëndet nga LSDM dhe E Majta, ndërsa nga BDI thanë se qëllimi i presidentes ishte për të cenuar të drejtat e shqiptarëve./ Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari në mesin e liderëve botëror në inaugurimin e Presidentit Trump

Published

on

Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari po qëndron në Uashington në inaugurimin e presidentit Donald Trump. Ai ka shkruar se liderët më të mëdhenj në botë janë mbledhur duke bërë botën një familje më të madhe.

“Në Washington ka filluar mëngjesi i Inaugurimit më të rëndësishëm të botës. Liderët më të mëdhenj botërorë janë mbledhur këtu duke e bërë Botën një familje më të madhe”, shkruan Taravari nga Uashingtoni.

Continue Reading

Lajme nga vendi

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot janë ndarë vendimet për 14 profesorë. Sipas Kasamit, ky veprim paraqet një hap të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e vendit tonë.

“Me ndarjen e 14 vendimeve pune për profesorët e shkollave të mesme, po dëshmojmë se investimi në arsim është investimi më i sigurt për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar. Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit. Ata janë frymëzimi i fëmijëve tanë dhe garancia që shoqëria jonë do të vazhdojë të ecë përpara me dije dhe vlera. Tetova ka nevojë për arsim cilësor dhe për njerëz që e vendosin dijen mbi gjithçka tjetër. Ne jemi të përkushtuar që ta bëjmë arsimin prioritet kombëtar dhe lokal. Për një Tetovë që e ndërton të ardhmen me dije dhe për një popull që i hap dyert zhvillimit!
Arsimimi është detyrë dhe e drejtë. Së bashku, do ta bëjmë këtë të drejtë një realitet për çdo qytetar”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Më të lexuarat