Zjarrfikëset, helikopterët, parashutistët e Forcave të Armatosura dhe të Policisë, si dhe institucione të tjera, janë në terren që prej mëngjesit të sotëm për të shuar zjarrin në malin Serta në dy pika kritike, mbi fshatin Dragoevë dhe në kodrën e Shtrakalevës mes fshatin Dragoevë dhe poligonin Penush, njoftoi sot komandanti i NJTKZ-Shtip, Blagoj Renzov pas takimit koordinues të mbajtur në Komunën e Shtipit
“Në terren herët në mëngjes ka dalë ushtria, nga 40 deri në 60 pjesëtarë të ushtrisë, nga NJTKZ – Shtip kemi dy vetura, pastaj rezervuar dhe një xhip. Situata po monitorohet sepse është me rrezik të operosh në poligonin e Penush pasi kemi municion të pa shkrepur. Po e monitorojmë situatën atje dhe presim mbështetje ajrore”, thotë Renov.
Ai theksoi se në zonën përreth poligonit të Penushit është e ndaluar lëvizja e popullatës dhe leje kanë vetëm ushtarakët dhe zjarrfikësit. Renzhov thotë se ky zjarr mund të shuhet vetëm me mbështetje ajrore.
Kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, pas takimit koordinues me përfaqësues të institucioneve për zjarret në malin Serta, thotë se në rajonin e Shtipit është i nevojshëm aksioni nga ajri, sepse është terren i paarritshëm.