Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe Drejtori i Ndërmarrjes Parkingi i Qytetit kanë zhvilluar inspektim në terren për të vlerësuar dhe mbikëqyrur gjendjen e komunikacionit në qytet. Kjo pasi që në këtë kohë është trefishuar numri i automjeteve në rrugët e Tetovës, kryesisht në pjesën qendrore. Aksioni për largimin e veturave të parkuara përgjatë bulevardit Ilinden, zhvillohet me shumë vështirësi.Shumë automjete parkohen para lokaleve tregtare dhe me këtë pamundësohet zhvillimi normal i komunikacionit. “Në rrugët dhe bulevardet, qytetarët nuk do të mund të parkojnë veturat sepse me këtë pengojnë lëvizjen e lirë të veturave.
Parkimi zonakl në funksion deri në orën 21. Pas kësaj ore nuk do të paguajmë.Lusim qytetarët dhe mërgimtarët mos parkojnë aty ku nuk është e lejuar” tha Kasami.
Kasami shtoi se vetëm në momentin kur do të dihet se sa parkingje i mungojnë qytetarët, atëherë do të nisin me ndërtimin e tyre.
Hapi i këtillë dhe me intensitet të shtuar nga merimanga e qytetit dhe Sektori për Punë të Brendshme e Tetovës do të vazhdojë me intensitet të shtuar deri në 15 gusht, për aq sa do jenë mërgimtarët në vendlindje, ndërsa do të ndalohen për qarkullim makinash në orët e mbrëmjes edhe bulevardi Iliria, ku janë paraparë që të zhvillohen një sërë aktivitetesh kulturore, në kuadër të Verës Kulturore Tetovare.TV KOHA