Site icon Tetova Expres

Në Novi Sad, një qen pitbull e mbyt pronarin e tij

Policia në Novi Sad sot njoftoi se në mëngjes kanë arrestuar një djalë 24-vjeçar, pasi qeni i tij rracës “pitbull” natën e kaluar në apartamentin familjar sulmoi babain e tij 56-vjeçar duke i shkaktuar plagë tnga të cilat vdiq. 24-vjeçarit nga Novi Sadi është caktuar masë arresti për 48 orë, në urdhër të prokurorit të përgjithshëm të bazës, dhe më pas do të paraqitet në gjykatë për institucionet.

Mediat më herët sot raportuan se qeni “pitbull terrier” e kafshoi deri në vdekje pronarin e tij në rrugën “Solunska” në Novi Sad. Siç raportuan mediat serbe, ngjarja ndodhi natën e kaluar, dhe shërbimi i shpejtë i ndihmës vetëm konstatoi vdekjen kur arriti në vendngjarje.

Ekipa jonë reagoi pas raportimit se qeni pitbull terrier sulmoi një nga pronarët dhe i shkaktoi plagë të renda nga të cilat ka vdekur. Ekipi mjekësor intervenoi me prioritet, por mundi vetëm të konstatojë vdekjen e 56-vjeçarit në vendin e ngjarjes – tha zëdhënësi i shërbimit emergjent, Dr. Zoran Krulj.

Exit mobile version