Bashkëpunimi i suksesshëm me AHK Maqedonia e Veriut, pjesë e rrjetit të odave gjermane jashtë vendit do të vazhdojë për shkak se kuadri i kualifikuar është i nevojshëm për kompanitë të cilat punojnë në vend, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në takimin e sotëm me drejtoreshën e AHK-së Maqedonia e Veriut, Antje Vandellt, bisedoi për zgjerimin e modelit të arsimit dual, por edhe avancimin e tij në bazë
Ministrja Janevska, siç kumtoi MASH, theksoi se të rinjtë janë në fokus të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.Me modelin gjerman të arsimit dual, nxënësit e shkollave të mesme marrin arsim profesional bashkëkohor dhe cilësor, me këtë do të krijohen kuadro të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme në tregun maqedonas të punës, prandaj, siç tha Janevska, së bashku me kompanitë partnere kjo do të përmirësohet.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Shërbimin Pedagogjik po intensifikojnë edhe procesin e sjelljes së teksteve shkollore të reja për arsimin e mesëm profesional.
Duke e uruar ministren për zgjedhjen e pozitës, drejtorja Vandelt theksoi se AHK Maqe-donia e Veriut, pjesë e rrjetit të odave gjermane jashtë vendit, është në dialog të va-zhdueshëm me investitorët gjermanë. Para shtatë vitesh filloi futja e arsimit profesional dual në gjuhën gjermane në programin arsimor të vendit.
Ndërkohë, 15 kompani janë partnerë, si gjermane, ashtu edhe maqedonase, por edhe kompani të tjera ndërk-ombëtare, e konsiderojnë si investim për sukses modelin gjerman. Programi zbatohet në tetë qytete në 8 shkolla. Më shumë se 450 nxënës janë pjesë e programit të arsimit profe-sional dual në modelin gjerman. Dhe në të ardhmen sinkronizimi i sistemit të arsimit të mesëm me nevojat e tregut të punës mbetet si qëllim kryesor e dy institucioneve.
Siç theksuan bashkëbisedueset, pritshmëritë për rritje të mëtejshme të aktiviteteve promovuese për përfitimet e arsimit të mesëm profesional janë në interes të nxënësve, por edhe të ekonomisë dhe vendit në tërësi.